Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
REZERV/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Heq, ruaj mënjanë diçka ose një pjesë të saj për ta përdorur në një kohë a në një rast tjetër; lë, ruaj diçka për një tjetër që do të vijë më vonë. Rezervoj ushqime.
2. Prenotoj. Rezervoj një biletë. Rezervoj një tryezë në restorant (për dikë). Rezervoj dy vende në teatër.
3. Mbaj, ruaj një mundësi a një të drejtë për ta përdorur më vonë. Rezervoj të drejtën të flas një herë tjetër.
REZERVÁT,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Krahinë ose pjesë e caktuar e një vendi, në të cilën ndalohet gjuetia e kafshëve dhe dëmtimi i bimëve me qëllim që të ruhen në gjendje natyrore. Rezer…
Shfaq përkufizimin e plotë →REZERVÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Heqje mënjanë e diçkaje për ta përdorur në një rast tjetër. Rezervim i ushqimeve. 2. Prenotim. Rezervimi i vendeve në avion.
Shfaq përkufizimin e plotë →REZERVÍST,~E mb., usht. Që thirret në ushtri për periudha të shkurtra pas kohës së mbarimit të shërbimit ushtarak; që përbëhet prej rezervistësh. Ushtar (kuadër, oficer) rezervist.…
Shfaq përkufizimin e plotë →REZERVÍST,~I m. sh. ~Ё, ~ËT usht. Ai që zakonisht e ka bërë shërbimin ushtarak dhe që thirret në ushtri për periudha të shkurtra ose në rast nevoje, ushtarak i rezervës. Thirrja (s…
Shfaq përkufizimin e plotë →►REZERV/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR libr. 1. vetv. Përmbaj veten e nuk i shpreh mendimet hapur, nuk e them gjithçka, nuk i hapem plotësisht dikujt, nuk shprehem krejt çiltas. Rezer…
Shfaq përkufizimin e plotë →REZERVÚAR (i, e) mb. 1. Që është i përmbajtur, që mban rezerva; që nuk i hapet plotësisht dikujt, që nuk shprehet krejt çiltas; i mbyllur. Njeri i rezervuar. Qëndrim i rezervuar. R…
Shfaq përkufizimin e plotë →REZERVUÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. tek. Enë e madhe e mbyllur ku grumbullohet për t’u ruajtur një lëng a një gaz; pellg i gjerë ku grumbullohet ujë. Rezervuar natyror. Rezervuarë metal…
Shfaq përkufizimin e plotë →REZÉRV/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Sasi ushqimesh, mallrash, lëndësh ose mjetesh, që vihet mënjanë për ta përdorur kur të dalë nevoja. Rezerva ushqimore. Rezerva monetare. Rezerva dimër…
Shfaq përkufizimin e plotë →REZÉRVË mb. Që ndahet mënjanë për ta përdorur për raste të caktuara, e sidomos për ta zëvendësuar me një tjetër kur të jetë e nevojshme. Materiale rezervë. Gomë automjeti rezervë. …
Shfaq përkufizimin e plotë →REZÉRV/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Pjesë këmbimi rezervë. Rezervë stilolapsi gyp i hollë plastik i mbushur me bojë të trashë e me një majë në formë sfere metalike që futet brenda stilol…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë