Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
REVOLUCIONÁR,~E mb. 1. Që ka për qëllim kryerjen e revolucionit, që çon në revolucion; që bëhet sipas parimeve dhe kërkesave të revolucionit; i revolucionit. Lufta revolucionare. Lëvizje revolucionare. Forcat revolucionare. Situatë (gjendje) revolucionare. Rrugë (zgjidhje) revolucionare. Shndërrim revolucionar.
2. Që mbështet e përkrah revolucionin; që ka ose që shpreh idetë e revolucionit, që përshkohet nga fryma e revolucionit; që është për revolucionin. Organizatë revolucionare. Çerdhe (vatër) revolucionare. Demokrat revolucionar. Teori (praktikë) revolucionare. Letërsi (këngë, muzikë) revolucionare. Art (shtyp) revolucionar. Botëkuptim (mendim) revolucionar.
3. Që është vendosur nga revolucioni, që ka dalë nga revolucioni, që i shërben revolucionit. Pushtet revolucionar. Qeveri revolucionare. Komitet revolucionar. Gjykatë revolucionare.
4. Që sjell ndryshime rrënjësore në një fushë të caktuar, që ndryshon rrënjësisht diçka duke e shpënë shumë më përpara; i guximshëm. Ide revolucionare. Shpikje revolucionare.
REVOLUCIONÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Ai që merr pjesë gjallërisht në një lëvizje ose në një luftë revolucionare; ai që i kushtohet tërësisht çështjes së revolucionit. Revolucionar i madh (i vendosur). Revolucionar profesionist. Çerdhe revolucionarësh.
2. Ai që bën një kthesë rrënjësore në një fushë të dijes, të prodhimit, të teknikës, të artit etj.
REVOLUCIONARIZÍM,~I m. 1. Shndërrim rrënjësor me anë të revolucionit. Revolucionarizimi i shoqërisë (i sistemit shoqëror). 2. Shndërrim rrënjësor e i thellë i diçkaje, zhvillim në …
Shfaq përkufizimin e plotë →►REVOLUCIONARIZ/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR pës. e REVOLUCIONARIZÓJ. Mjekësia po revolucionarizohet nga një kategori e re barnash.
Shfaq përkufizimin e plotë →REVOLUCIONARIZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Shndërroj rrënjësisht me anë të një revolucioni. Revolucionarizoj shtetin. 2. Bëj revolucion në një fushë, e shndërroj në mënyrë rrënjëso…
Shfaq përkufizimin e plotë →REVOLUCIONARIZÚES,~E mb. Që ka për qëllim revolucionarizimin, që i shërben revolucionarizimit. Ide revolucionarizuese. Mendim (ndikim, rol) revolucionarizues.
Shfaq përkufizimin e plotë →REVOLUCIÓN,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Ndryshim rrënjësor e i dhunshëm i një rendi shoqëror, politik dhe ekonomik, që ndodh kur shtresa, klasa ose grupe shoqërore revoltohen kundër autori…
Shfaq përkufizimin e plotë →REVOLUCIONÍM,~I m. Shndërrim rrënjësor e i thellë, revolucionarizim.
Shfaq përkufizimin e plotë →►REVOLUCION/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR pës., vet. v. III e REVOLUCIONÓJ.
Shfaq përkufizimin e plotë →REVOLUCION/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. E shndërroj në mënyrë rrënjësore e të thellë, e bëj të zhvillohet në një mënyrë cilësisht të re, revolucionarizoj. Pajisjet teknologjike mund të…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë