Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
REVOK/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR drejt., kal. 1. Shpall të pavlefshëm një urdhër a një vendim të marrë më parë, heq, shfuqizoj, abrogoj. Revokoj vendimin (urdhrin). Revokuan kontratën.
2. I heq të drejtën një funksionari për të vazhduar detyrën, për të cilën është zgjedhur ose është ngarkuar. Revokoj deputetin, këshilltarin.
REVOKUESHMËRÍ,~A f. Të qenët i revokueshëm; vetia e diçkaje që është e revokueshme; kund. parevokueshmëri. Revokueshmëria e dënimit (e deklaratës, e kontratës).
Shfaq përkufizimin e plotë →REVOKÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb., drejt. Që mund të revokohet. Funksionar i revokueshëm. Vendim (urdhër) i revokueshëm.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë