Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
REVIZIÓN,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Shqyrtimi dhe kontrollimi i veprimtarisë ekonomike e financiare të një ndërmarrjeje ose të një punonjësi për të gjetur dhe për të mënjanuar të metat; rishqyrtim, audit. Revizion financiar. Organet (grupet) e revizionit. Ushtroj revizion. Shkoj për revizion.
2. Rishikim i diçkaje për të bërë ndryshimet ose ndreqjet e nevojshme. Revizioni i vendimeve.
REVIZIONÍM,~I m. sh. ~E, ~ET libr. 1. Revizion, rishqyrtim, kontroll, audit. Revizionimi i llogarisë (i dokumenteve). Revizionimi i përgjithshëm (i mesëm) i automjeteve. Revizionim…
Shfaq përkufizimin e plotë →REVIZIONÍST,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Përkrahës i revizionizmit. Revizionistët e vjetër (e rinj, modernë). Krerët e revizionistëve. Mbledhje revizionistësh.
Shfaq përkufizimin e plotë →REVIZIONÍST,~E mb. Që ndjek dhe përkrah revizionizmin; që shpreh idetë e revizionizmit ose që është veçori dalluese e tij; që mbështetet në revizionizmin ose që përbëhet prej reviz…
Shfaq përkufizimin e plotë →REVIZIONÍZ/ËM,~MI m. 1. Ideologji politike që kërkon rishikimin e një doktrine a të parimeve të saj themelore; në veçanti, emërtim i përdorur për politikën e partive komuniste të B…
Shfaq përkufizimin e plotë →►REVIZION/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR pës., vet. v. III e REVIZIONÓJ.
Shfaq përkufizimin e plotë →REVIZION/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Shqyrtoj dhe kontrolloj veprimtarinë ekonomike e financiare të një ndërmarrjeje ose të një punonjësi për të gjetur dhe për të mënjanuar të meta…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë