Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
REUMATIZMÁL,~E mb. Që i përket reumatizmës ose simptomave të saj, reumatik. Sëmundje reumatizmale. Ilaç për dhimbjet reumatizmale.
REUMATÍK,~E mb., mjek. 1. Që ka të bëjë me reumatizmën, që shkaktohet nga reumatizma. Sëmundje reumatike. Dhimbje reumatike. Artrit reumatik. 2. Që vuan nga reumatizma. Njeri reuma…
Shfaq përkufizimin e plotë →REUMATÍZ/ËM,~MA f. sh. ~MA, ~MAT mjek. Term i përgjithshëm mjekësor që shënon një grup simptomash sëmundjeje që prekin kryesisht kyçet e gjymtyrëve, kockat, muskujt ose pjesë të tj…
Shfaq përkufizimin e plotë →REUMATOLÓG,~U m. sh. ~Ë, ~ËT mjek. Mjek specialist në reumatologji. Punon si reumatolog.
Shfaq përkufizimin e plotë →REUMATOLÓG/E,~IA f. sh. ~E, ~ET mjek. Mjeke specialiste në reumatologji. U specializua si reumatologe.
Shfaq përkufizimin e plotë →REUMATOLOGJÍ,~A f., mjek. 1. Degë e mjekësisë që studion dhe mjekon sëmundjet reumatike. 2. Klinikë ku trajtohen sëmundjet reumatike. U shtrua në reumatologji.
Shfaq përkufizimin e plotë →REUMATOLOGJÍK,~E mb. Që i përket reumatologjisë. Trajtimi i pacientëve me sëmundje kronike reumatologjike.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë