Fjalori
REUMATIK

REUMATÍK,~E mb., mjek. 1. Që ka të bëjë me reumatizmën, që shkaktohet nga reumatizma. Sëmundje reumatike. Dhimbje reumatike. Artrit reumatik.
2. vuan nga reumatizma. Njeri reumatik.
3. si em., bised. Njerivuan nga reumatizma.


Rezultate të ngjashme

REUMATIZMÁL,~E mb. Që i përket reumatizmës ose simptomave të saj, reumatik. Sëmundje reumatizmale. Ilaç për dhimbjet reumatizmale.

Shfaq përkufizimin e plotë →

REUMATÍZ/ËM,~MA f. sh. ~MA, ~MAT mjek. Term i përgjithshëm mjekësor që shënon një grup simptomash sëmundjeje që prekin kryesisht kyçet e gjymtyrëve, kockat, muskujt ose pjesë të tj…

Shfaq përkufizimin e plotë →

REUMATOLÓG,~U m. sh. ~Ë, ~ËT mjek. Mjek specialist në reumatologji. Punon si reumatolog.

Shfaq përkufizimin e plotë →

REUMATOLÓG/E,~IA f. sh. ~E, ~ET mjek. Mjeke specialiste në reumatologji. U specializua si reumatologe.

Shfaq përkufizimin e plotë →

REUMATOLOGJÍ,~A f., mjek. 1. Degë e mjekësisë që studion dhe mjekon sëmundjet reumatike. 2. Klinikë ku trajtohen sëmundjet reumatike. U shtrua në reumatologji.

Shfaq përkufizimin e plotë →

REUMATOLOGJÍK,~E mb. Që i përket reumatologjisë. Trajtimi i pacientëve me sëmundje kronike reumatologjike.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.