Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
RETORÍK,~E mb., libr. 1. Që i përket retorikës, i retorikës; që bëhet sipas rregullave të retorikës. Vepër retorike. Rregulla retorike. Vjershë retorike. Mjete retorike. Figurë retorike. let. figurë që përdoret për t’i dhënë më tepër gjallëri stilit.
2. fig. Që është me fjalë e shprehje të fryra, por i varfër në mendime. Stil retorik. Fjalim retorik. Pyetje retorike pyetje që bëhet për t’i tërhequr vëmendjen lexuesit ose dëgjuesit, duke pohuar diçka në trajtën e një pyetjeje, që e ka vetë përgjigjen brenda.
RETORÍK/Ë,~A f., libr. 1. Tërësi rregullash e parimesh që përbëjnë artin e të folurit bukur e në mënyrë bindëse dhe sidomos për të ndikuar te njerëzit me anë të fjalës; mjeshtëria …
Shfaq përkufizimin e plotë →RETORÍZ/ËM,~MI m., libr. Retorikë2. Një retorikë që, kur nuk redaktohet, atëherë ajo shndërrohet në retorizëm të rëndë dhe fyes. Retorizëm populist.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë