Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
RESHT vep., ~A, ~UR 1. kal. Mbaj larg, nuk e lë të afrohet, largoj; përzë; i jap një drejtim, e grah nga një anë; e vë përpara. Resht qentë (pulat). Resht kalin (bagëtinë). I reshti burrat përpara.
2. kal. E rrethoj për ta mbrojtur; ruaj, mbroj. Resht livadhin (arën, pyllin).
3. kal. E bëj të qetësohet; e pushoj, e ndal. Resht fëmijën. Resht qenin. I reshti gjakun. E reshti sherrin (grindjen).
4. jokal. I bie forca ose vrulli pak nga pak, qetësohet, pushon; pushoj së bëri diçka. Reshti shiu (era, dallga). Reshti zhurma (kënga, dasma, pushka). Reshti fëmija. Reshti së punuari (së foluri, së kërkuari). Nuk reshti gjithë ditën.
✱Sin.: largoj, përzë, ruaj, pruaj, puroj, pushoj, ndaloj, qetësoj.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë