Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
RESHT vep., ~A, ~UR 1. kal. Mbaj larg, nuk e lë të afrohet, largoj; përzë; i jap një drejtim, e grah nga një anë; e vë përpara. Resht qentë (pulat). Resht kalin (bagëtinë). I reshti burrat përpara.
2. kal. E rrethoj për ta mbrojtur; ruaj, mbroj. Resht livadhin (arën, pyllin).
3. kal. E bëj të qetësohet; e pushoj, e ndal. Resht fëmijën. Resht qenin. I reshti gjakun. E reshti sherrin (grindjen).
4. jokal. I bie forca ose vrulli pak nga pak, qetësohet, pushon; pushoj së bëri diçka. Reshti shiu (era, dallga). Reshti zhurma (kënga, dasma, pushka). Reshti fëmija. Reshti së punuari (së foluri, së kërkuari). Nuk reshti gjithë ditën.
✱Sin.: largoj, përzë, ruaj, pruaj, puroj, pushoj, ndaloj, qetësoj.
RÉSHTE,~T f. vet. sh. Plaçka, rraqe. Reshtet e shtëpisë.
Shfaq përkufizimin e plotë →RESH vep., ~I, ~UR 1. jokal., vet. v. III Bie mbi tokë (për borën ose shiun). Resh bora. Resh shiu. Resh pa pushim. 2. fig., kal. I jap me shumicë mall a plaçkë, mbush plot me të m…
Shfaq përkufizimin e plotë →RESHEDÍ,~A f. sh. ~, ~TË gjell. Hasude. Reshedi me arra. Me reshedi e revani.
Shfaq përkufizimin e plotë →►RÉSH/EM jovep., ~A (u), ~UR vetv. 1. vet. v. III Resh1. Reshet bora (shiu). 2. fig. Mbushem plot me plaçkë e me mall (për një shtëpi); shfaqet me shumicë, gëlon, roit. Reshen bubu…
Shfaq përkufizimin e plotë →RÉSHJE,~T f. vet. sh. Ujë që bie nga retë si shi, si dëborë ose si breshër. Reshje atmosferike. Gjatë natës ranë reshje të forta shiu e dëbore. Sasia e reshjeve në këtë stinë ka qe…
Shfaq përkufizimin e plotë →RÉSHM/E,~JA f. sh. ~E, ~ET vjet. 1. Lloj jeleku i zbukuruar me para të verdha metali, që mbanin më përpara nuset e reja. Reshme nusesh. 2. vet. sh. Zbukurime metali (monedha bakri,…
Shfaq përkufizimin e plotë →RÉSHP/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ortek dëbore.
Shfaq përkufizimin e plotë →RESHPÉR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT vjet. Tregtar i madh; i pasur. Dyqanet e reshperëve. Familje reshperësh. Jetë reshperi.✱Sin.: tregtar, i pasur.
Shfaq përkufizimin e plotë →RÉSHUR (i, e) mb. I mbushur plot me plaçkë e me mall, i mbushur me të gjitha të mirat (zakonisht për shtëpinë). Shtëpi e reshur.
Shfaq përkufizimin e plotë →RÉSHUR,~IT (të) as. Reshtje.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë