Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
RÉS/Ë,~AІ f. sh. ~A, ~AT 1. bot. Lule në trajtë vileje, që lëshojnë disa drurë; gath, vastak, lëvare. Resat e arrës (e gështenjës, e lajthisë). Nxjerr resa. I bien resat.
2. bot. Radhiqe.
3. bot. Bimë barishtore e kënetave dhe e liqeneve, që bën fije të gjata, të cilat përdoren për të thurur; kashtë kënete, rerëz.
4. Thurimë prej kallami ose prej kashte kënete, që përdoret për çati, për trina, etj.; thurimë e tillë në trajtë hinke që përdoret për të zënë peshk etj. Resë kallamash (thuprash). Resa e çatisë. Resa e peshkut. Thur (bëj) një resë. Mbuloj çatinë me resë.
5. Vend në një lumë ku i zihet pritë peshkut për ta kapur natën me resa; pritë, pusi.
✱Sin.: gath, radhiqe, koce.
RESËKÉQ,~E mb. Smirëzi.
Shfaq përkufizimin e plotë →RESËTÁR,~E mb. Smirëzi. Njeri resëtar.
Shfaq përkufizimin e plotë →RESË/ZÍ,~ZÉZË mb. Smirëzi.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë