Fjalori
REPLIKË

REPLÍK/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Përgjigje e shpejtë që i jep dikush një bashkëbiseduesi a një diskutuesi dhe që zakonisht përmban një kundërshtim ose vërejtje; fjalë ose vërejtje që thuhen nga vendi në një mbledhje. Replikë e mprehtë (e qëlluar, e gjallë). Replikë nga salla. Përgjigje një replike. Shkëmbejnë replika.

2. teatër. Fjalët që shqipton një aktor pas një aktori tjetër si përgjigje; fjalët që shkëmbejnë aktorët në një dialog; kundërpërgjigje. Replikë e gjatë. Replikë teatrale. Bëj një replikë. Përsërit (mësoj) një replikë.

3. art. Kopje, riprodhim. Një replikë e shtatores u vendos në vendlindjen e heroit.

4. muz. Pjesë e shkurtër në një copë muzikore, e cila përsëritet në mënyrë të ndryshme nga një këngëtar ose me të cilën rifillon një vegël pas një pushimi. Replikë muzikore. Replika e korit.

5. drejt. Kundërpërgjigje.

Sin.: përgjigje, kundërpërgjigje, reagim, vërejtje, kopje, riprodhim, duplikatë.


Rezultate të ngjashme

REPLIK/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Kthej përgjigje, zakonisht duke kundërshtuar. Ministrja replikoi me përfaqësuesin e opozitës.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.