Fjalori
REPERTOR

REPERTÓR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Tërësia e pjesëve ose e veprave artistike që vë në skenë ose që luan një teatër, një grup muzikor etj.; tërësia e pjesëve, e veprave ose e roleve që luan një aktor a një muzikant. Repertor i zgjedhur (i pasur, i varfër). Repertor muzikor (teatral). Repertori i teatrit (i estradës, i operës). Komisioni i repertorit. Repertori i këngëve (i pjesëve). Zgjedh repertorin. Heq nga repertori.
2. Tërësia e dukurive ose e sendeve të një fushe, zakonishtrenditura në një mënyrë që të gjenden lehtë. Repertor bibliografik. Repertori i emrave (i adresave). Shënojrepertor.

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.