Fjalori
REPART

REPÁRT,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Ndarje në një ndërmarrje prodhimi, shërbimi ose tregtie sipas llojitpunës, të pajisjeve ose të prodhimit; salla ose pjesa e ndërtesës ku ndodhet kjo ndarje; përmb., bised. tërësia e punonjësvekësaj ndarjeje. Repartet ndihmëse (kryesore). Reparti i shkrirjes (i qëndisjes, i larjes). Reparti i shërbimeve. Reparti i lodrave (i këpucëve). Repartet e fabrikës (e dyqanit). Drejtori i repartitshitjeve. Punojnë në një repart.
2. usht. Njësi ushtarake sipas detyrës ose sipas llojitarmës që ka; vendi ku qëndron vazhdimisht kjo njësi. Repart ushtarak. Repart artilerie (tankesh). Reparti i zbulimit. Komandanti i repartit. Efektivi i repartit. Reparti i Neutralizimit të Elementëve të Armatosur (RENEA).
3. Ndarje në një spital sipas nevojaveveçanta për mjekim. Reparti i kirurgjisë. Reparti i pediatrisë. Reparti i lindjes. Reparti i sëmundjeve ngjitëse.

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.