Fjalori
RENDOHEM

REND/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR vetv. Renditem. U renduan burrat. U renduan rreth e rrotull.
Sin.: radhitem, rreshtohem.

RËNDOHEM

RËND/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Ngarkohem me një peshë më të madhe; më rritet pesha përsipërtepër; mbushem; kund. lehtësohem. U rëndua me shumë plaçka. Pemët rëndohen me kokrra. Pyjet (malet) rëndohen me dëborë. Është rënduar qerrja me gurë.
2. vetv. Bëhem më i rëndë ngangrënët a ngangjallurit; mezi lëviz ngaqë jam shëndoshur tepër, nga mosha etj., plogështohem. U rëndua ngangrënët tepër. Është rënduartrup.
3. vetv., vet. v. III Bëhet më i rëndë; dendësohet, bëhet më i shpeshtë; ftohet, keqësohet, acarohet (për motin, stinët). Rëndohet vapa. U rëndua shiu. U rënduan retë. U rëndua dimri (moti).
4. vetv., vet. v. III Bëhet më i rëndë; vjen në një gjendje më të rëndë a më të vështirë; keqësohet, agravohet; më bëhet më i rëndë. Iu rëndua sëmundja. Iu rënduan fatkeqësitë. U rëndua gjendja.
5. vetv., vet. v. ІІI bëhet më i rëndë, e ndiej vështirë për ta mbajtur; nuk e bëj me dëshirë; më rëndet. I është rënduar puna. I është rënduar jeta. Iu rënduan vitet.
6. vetv. Marr përsipër një barrë më të rëndë nga sa duhet; më bien shpenzimemëdha. U rënduan shumë ekonomikisht.
7. fig., vetv. I bëhem barrë dikujt, i rëndem. Nuk po të rëndohem sonte për darkë. T’u rëndova me hallet e mia.
8. fig., vetv. Kam një ndjenjërëndë, pikëllohem, hidhërohem, më vjen shumë keq. Rëndohemzemër. Iu rëndua shpirti.
9. vetv. I flas me fjalërënda, e prek thellësedër, e fyej, e lëndoj. Iu rëndua me fjalë.
10. vetv. lënë veshët, humbas dëgjimin pak nga pak. Është rënduar ca nga veshët.
11. pës. e RËNDÓJ1-4.
Sin.: rëndësohem, keqësohem, plogështohem, lodhem, lëndohem, fyhem, ofendohem, vritem, vritem, acarohem.


Rezultate të tjera nga lematizimi ose nga ngjashmëria me formën përfaqësuese: RENDOJ
RENDOJ

REND/ÓJІ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Rendit. Rendoj librat. I rendoilistë.
Sin.: radhit, rendit.

RENDOJ

REND/ÓJІІ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Grijrende. Rendoj qepët (kungujt).

RËNDOJ

RЁND/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. kal. I vë një peshërëndë, e ngarkoj shumë; e bëj më të rëndë, i shtoj peshën; kund. lehtësoj. E rëndoi kalin (mushkën). E rëndoi makinën. E rëndoi valixhen. Bora i rëndon lisat. E rëndoi ca stomakun.
2. fig., kal. I vë një barrë a një detyrërëndë, e ngarkojtepër sesa duhet, i vë përsipër diçka që i sjell vështirësi, pengesa etj. E rëndoi planin (ekonominë, buxhetin). E rëndoi ndërmarrjen. I rëndoi nxënësit. Ia rëndoi kujtesën. E rëndoi veprën (pikturën, qëndismën). I rëndojnë me detyrime (me taksa). E rëndoi me detyra (me mësime). E rënduan mbledhjen me shumë pika.
3. fig., kal. Ia bëj më të rëndë; e sjell në një gjendje më të rëndë a më të vështirë; keqësoj, agravoj. Ia rëndoj fajin (dënimin). Ia rëndoi sëmundjen (plagën, kollën). Ia rëndoi gjendjen.
4. kal. E bëjndiejë një peshë që e pengon lëvizjen; e plogështoj, e lodh. M’i rëndoi krahët. Pleqëria (sëmundja) ia ka rënduar gjymtyrët. Ia rëndoi gjumi qepallat (sytë).
5. fig., kal. I flas dikujt me fjalërënda, e prek thellësedër, e lëndoj; e fyej. E rëndoi me fjalë (me të shara). E rëndoi vajzën. E rëndoi rëndë (ligsht). Mos më rëndo!
6. jokal. Vij i rëndëpeshë; kam një peshë, peshoj. Rëndon barra (pesha, ngarkesa). Nuk rëndon shumë. Sa rëndon? Rëndontepër.
7. jokal. Peshoj me forcë mbi diçka, mëshoj; ka një peshë, që i rri përsipër. Rëndoj mbi dërrasa. Rëndojnë ahet sa thyhen. Rëndojnë pemët nga kokrrat.
8. jokal., vet. v. III E ndiej si peshë përsipër; e kamrëndë sa më pengonlëviz a të bëj diçka. I rëndon thesikurriz. Më rëndojnë krahët (këmbët). I rëndojnë qepallat (nga gjumi etj.). Më rëndon koka.
9. fig., jokal., vet. v. III E ndiej si barrërëndë përsipër, e kam si ngarkesëtepërt, që më sjell vështirësi, më pengon etj.; e kamkurriz. Punët (hallet) rëndojnë mbi të. Rëndon mbi ekonominë (mbi planin). Rëndon mbi nxënësit (mbi punëtorët). Rëndon mbi supet e mia (mbi kurrizin tim). Rëndon si ankth. Na rëndojnë vitet mbi supe.
10. fig., jokal., vet. v. III Bie mbi dikë, i takon, i përket (diçka e padëshirueshme, e keqe etj.). Përgjegjësia (faji, gabimi, dëmi, humbja) rëndon mbi të. Shpenzimet rëndojnë mbi ndërmarrjen. Mbirëndon nëma (gjaku).
11. fig., jokal., vet. v. III ngjall një ndjenjërëndë, më vjen shumë keq, më pikëllon, më brengos. rëndoizemër vdekja (humbja, sëmundja) e dikujt. Më rëndon shumë që po ikën.
12. fig., jokal., vet. v. ІІI I ecën, i shkon, i peshon (fjala). I rëndon fjala atij.
13. fig., jokal. Theksoj; i mëshoj. U rëndoi fjalëve. E rëndoi zërin.
14. fig. Anon nga një anë. Rëndon nga ne. Mos rëndo vetëm nga njëra anë!
15. bised., jokal. Bëj punërëndë, merrem me punërënda. Rëndonin gjithë ditënshtëpi. Rëndoi plot pesëdhjetë vjet. Punon e rëndon bën punërënda.
16. jokal., vet. v. ІІI Keqësohet, acarohet, ftohet (për motin, stinët). Rëndoi dimri (moti).
Sin.: peshoj, peshon, anon, mëshoj, vras, keqësoj, lëndoj, plogështoj, lodh, mëshoj, fyej, ofendoj, vras, shajtoj, peshon, bie, theksoj, rëndem, anoj, keqësoj, acarohem.
E rëndoi *dorën (mbi dikë). I rëndon *dheut (dikush) përb. E rëndoi *gjuhën (dikush). Rëndon mbi *shpatullat (e dikujt). Aq i rëndojnë *trutë (dikujt) bised. rëndojnë *vitet (mbi supe). Më rëndon në *zemër (në shpirt) (diçka).

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.