Fjalori
RENDIT

RENDÍT (RENDÍS) vep., ~A, ~UR kal. 1.sipas një rendi, vë në radhë, radhit, rreshtoj. Rendit librat (tryezat, gurët, sendet). Rendit njerëzit (ushtarët, nxënësit). Rendit fjalët (mendimet). Rendit bashkë.
2. Zë në gojë, përmend një pas një, radhit. Rendit disa shembuj (ngjarje). Rendit shkaqet (arsyet).
3. fig. diçka a dikë në një radhë me diçka a dikë tjetër, e quajbarabartë, të afërt a të ngjashëm me një send a me dikë tjetër, radhit, krahasoj. E rendit midis më të përparuarve.
Sin.: radhit, rreshtoj, rendoj, radhoj, merendoj.


Rezultate të ngjashme

►RENDÍT/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Vihem në radhë me dikë, hyj në një radhë me të tjerë, radhitem. U renditën në anë të fushës. 2. fig., vetv. Vihem në një radhë me diçka a me…

Shfaq përkufizimin e plotë →

RENDÍTJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET Veprimi dhe gjendja kur rendit dikë ose diçka; veprimi dhe gjendja kur renditem; radhitje. Renditje e rregullt. Renditje e drejtë (e gabuar, logjike). R…

Shfaq përkufizimin e plotë →

RENDÍTUR (i, e) mb. Që është vënë në rend, i radhitur, i rreshtuar. Fjalët në listë janë të renditura alfabetikisht.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.