Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
RENDIMÉNT,~I m. sh. ~E, ~ET Aftësia për të dhënë një sasi prodhimi në një kohë të caktuar; prodhimi që jep një punonjës, një makinë, një sipërfaqe toke etj. në krahasim me një njësi që merret si bazë; prodhueshmëri. Rendiment i lartë (i ulët, mesatar, i pakët). Rendimenti i punës. Rendimenti i tokës. Rendimenti i makinës. Rritja e rendimentit. Shtimi i rendimentit. Shtoj (ngre, rrit, ul, pakësoj) rendimentin. S’jep rendiment. Me (pa) rendiment.
✱Sin.: prodhueshmëri, prodhimtari.
RENDÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur rendojІ, ose kur rendohem; renditje, radhitje. Rendimi i librave. Bëj rendimin. 2. usht. Vendosja e ushtarëve të një njësie sipas një radhe …
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë