Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
RENDÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur rendojІ, ose kur rendohem; renditje, radhitje. Rendimi i librave. Bëj rendimin.
2. usht. Vendosja e ushtarëve të një njësie sipas një radhe të caktuar për të kryer veprime, rreshtim. Rendimi luftarak. Marrin (zënë) rendimin.
✱Sin.: radhitje, renditje, rreshtim.
RËNDÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Veprimi dhe gjendja kur rëndoj dikë a diçka; veprimi dhe gjendja kur rëndohem. Rëndimi i fajit (i gabimit, i dënimit, i ndëshkimit). Rëndimi i buxhetit (i shpenzimeve). Rëndimi i taksave. Rëndimi i stomakut. Rëndim i sëmundjes (i situatës) agravim.
✱Sin.: peshim, anim, mëshim, keqësim, plogështim, lodhje, lëndim, fyerje, ofendim, theksim, anim, keqësim, acarim.
REND,~IІ m. sh. ~E, ~ET 1. Radhë, rresht. Rendi i parë (i dytë...). Në të njëjtin rend. Me tre rende e gajtanë. Dal nga rendi.
2. Vendosja e diçkaje sipas një radhe të caktuar, vendi që zënë sendet në një varg në lidhje me njëri-tjetrin. Rendi alfabetik. Rendi kronologjik (kohor). Rendi i fjalëve në fjali. Në rend të kundërt.
3. Rregulli sipas të cilit bëhet diçka, vijueshmëria në një mënyrë të caktuar për të kryer një veprim, radhë. Rendi i ujitjes (i kullotjes). Të gjithë me rend. Rend e pa rend. Pa rend e pa rregull. Ndjek një rend. Pres (lëshoj, kam) rendin. Më vjen rendi. E bëjnë me rend. Flasin me rend.
♦S’mban rend (dikush) nuk njeh radhë, nuk e di ku e ka vendin sipas moshës a sipas pozitës, del a flet para të mëdhenjve; është i nxituar a pa takt; nuk i bën radhë (dikujt). Nuk i del rend (dikujt) nuk i del koha, nuk ka kohë për të bërë diçka, ka shumë punë, është shumë i zënë me punë. *Mbarë e rend. I ngjit *shkallët me rend (dikush). Në rendin e ditës në qendër të vëmendjes, në radhë të parë si diçka që duhet shqyrtuar e duhet zgjidhur; e kohës e që nuk pret (një çështje).
✱Sin.: radhë, rresht, rregull.
REND,~IІІ m. sh. ~E, ~ET 1. Sistemi i organizimit shoqëror, shtetëror dhe ekonomik; formë e organizimit të shoqërisë në një etapë të caktuar të zhvillimit të saj. Rendi shoqëror (ekonomik, politik, shtetëror). Rendi i vjetër (i ri). Rendi fisnor (gjinor). Rendi feudal. Rendi kapitalist. Rendi socialist. Vendosja e një rendi. Mbroj (ruaj, forcoj, përmbys) një rend.
2. Tërësia e rregullave të vendosura, që shërbejnë për të ruajtur të pacenuar ndërtimin dhe veprimtarinë e një shoqërie, rregulli shoqëror e qytetar. Rendi publik tërësia e rregullave për të mbajtur dhe për të mbrojtur qetësinë, rregullin dhe moralin në marrëdhëniet shoqërore e qytetare. Forcat e rendit (ruajtësit e rendit) policia. Mbaj (ruaj) rendin. Vendos (prish) rendin. Shkel rendin publik.
3. Lloj i caktuar sendesh a dukurish me të njëjtat veti ose të një shkalle; klasë, kategori. Sende (shifra) të të njëjtit rend. Njësi të rendit të parë.
4. hist. Një nga shtresat shoqërore në periudhën e feudalizmit: aristokracia, kleri dhe bujqit. Rendet e privilegjuara aristokracia dhe kleri. Rendi i tregtarëve. Ndarja e popullsisë në rende.
5. biol. Njësi e botës bimore e shtazore, e cila përfshin një grup familjesh, që i kanë të përbashkëta tiparet kryesore dhe bën pjesë në një klasë të caktuar. Rend bimësh (kafshësh). Rendi i brejtësve. Rendi i kafshëve grabitqare.
6. vjet. Klasë, vit mësimi (në shkollë). Nxënësit e rendeve të para.
✱Sin.: formacion, klasë.
REND vep., ~A, ~UR jokal. 1. Eci me vrap, vrapoj; shkoj me vrap diku, turrem për diku ose për të bërë diçka. Rendi i pari. Rend poshtë e lart. Rendi drejt nesh. Rend nëpër shkallë. Rend shpejt. Rend me vrap (me të katra). Rendi sa i hanin këmbët. Rend ta arrish (ta marrësh)!
2. fig. Kalon shpejt, vrapon; rrjedh. Rendin vitet.
3. fig. Jepem fort pas diçkaje që sjell fitime a përfitime vetjake ose që më intereson a më pëlqen, duke lënë pas dore të tjerat, bredh. Rend pas parasë (pas lekut, pas fitimeve). Rend pas sasisë. Rend pas interesit personal (pas lavdisë, pas qejfeve).
✱Sin.: vrapoj, bredh, ngarend, rrjedh.
RENDIMÉNT,~I m. sh. ~E, ~ET Aftësia për të dhënë një sasi prodhimi në një kohë të caktuar; prodhimi që jep një punonjës, një makinë, një sipërfaqe toke etj. në krahasim me një njës…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë