Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
REKRUT/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. usht. Thërras për ta futur në ushtri, e marr ushtar; mbledh rekrutë. Rekrutoj ushtarë të rinj. Rekrutoj një batalion.
2. E marr për të bërë një punë, e fut së bashku me të tjerët në një punë; e përfshij në një organizatë a në një grup, plotësoj radhët e një organizatë a të një grupi me pjesëtarë të tjerë (edhe keq.). Rekruton anëtarë (bashkëpunëtorë, agjentë). Rekruton punëtorë (krahë pune). Rekruton ithtarë (pasues). Rekruton me forcë. E rekrutuan në organizatë (në grup).
REKRÚT,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që sapo është thirrur për të kryer shërbimin ushtarak. Rekrut i ri. Shkoi (e thirrën, e morën) rekrut. Mbledhin (ngrenë) rekrutët.
Shfaq përkufizimin e plotë →REKRUTÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Veprimi kur rekrutoj dikë ose kur rekrutohem. Rekrutimi i ushtarëve (i punëtorëve). Rekrutimi i anëtarëve të rinj. Rekrutimi i agjentëve. Ligji i rekruti…
Shfaq përkufizimin e plotë →►REKRUT/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR pës. e REKRUTÓJ. Rekrutohem në ushtri. U rekrutuan në organizatë (në grup).
Shfaq përkufizimin e plotë →REKRUTÚAR (i, e) mb. Që është rekrutuar në ushtri ose në një organizatë a një grup. Agjent i rekrutuar nga shërbimet e huaja.
Shfaq përkufizimin e plotë →REKRUTÚESHËM (i), ~ME (e) mb. Që mund të rekrutohet. Njeri lehtësisht i rekrutueshëm nga krimi i organizuar.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë