Fjalori
REHAT

REHÁT,~I m., bised. Rehatia. Rehati vetjak. Rehati i shtëpisë. Njeri i rehatit. Bëj rehat pushoj i qetë, fle mirë; jam i qetë, nuk më shqetëson gjë. I prish rehatin. S’kam rehat diku. Gjeti rehat. U mësua me rehat. E bëri me rehat. Shikon rehatin e vet. Ka rënë pas rehatit.
bën shpirti (syri) rehat gjej kënaqësimadhe, kënaqem shumë.zunë kockat rehat gjeta më në fund prehje a qetësi, u çlodha e u rehatova pas një punemundimshme.

REHAT

REHÁT ndajf., bised. 1.gjendje qetësie, në qetësi, pa shqetësime e pa kokëçarje. Punoj rehat. Rri rehat rri i qetë, pa u shqetësuar. Shkruaj rehat. Nuk e lë rehat e shqetëson, i bieqafë, e mërzit a e ngacmon pa iu ndarë; e shtyn, e nxit vazhdimisht.
2. Pa bërë gjë ose pa lëvizur; urtë. Nuk rri rehat. Nuk i rrinë duart rehat. Nuk i rri goja (gjuha) rehat. Rri rehat! rri urtë! mos lëviz!; mos bëj gjë!; mos u merr me këtë punë!, mos ndërhy në këtë punë!
3. Me të gjitha kushtet e mira për të ndenjur a për të pushuar; në kushtemira për të jetuar, në gjendjemirë. Jam rehat. Rrojnë rehat. U ulën (ndenjën) rehat. Udhëtuan rehat. Fle rehat. U rehat i siguroigjitha kushtet për të jetuar mirështëpi, u rehatua; arritigjendjemirë ekonomike. Ra rehat diku gjeti kushtemira jetese diku.
Sin.: mirë, urtë.
ranë veshët rehat u qetësova pas një zhurmemadhe a pas kërkesavepërsëritura që më bënte dikush; u qetësova. vjen rehat ndiej kënaqësi, më vjen mirë. Fli rehat! mos u shqetëso, të mos kesh merak për diçka, se ka kush e bën, se ka kush mendon për të; të jesh i qetë; mos e vra mendjen; mos e prish gjakun. Nuk i rri *gjuha rehat (në vend, prapa dhëmbëve) (dikujt). Rri rehat! 1. Mos ngacmo! 2. Mos ndërhy në këtë punë!, mos u merr me këtë punë!; mos u shqetëso!


Rezultate të tjera nga lematizimi ose nga ngjashmëria me formën përfaqësuese: REHË
REHË

RÉH/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Teh. Reha e thikës (e sëpatës).


Rezultate të ngjashme

REHATÍ,~A f., bised. 1. Gjendje qetësie, pa shqetësime e pa kokëçarje, prehje; keq. prirja për të jetuar e për të punuar pa shqetësime dhe pa kokëçarje. Rehatia personale. Ndjenja …

Shfaq përkufizimin e plotë →

REHATÍM,~I m., bised. Veprimi ose gjendja kur rehatoj dikë a kur rehatohem. Rehatimi i fëmijëve (i familjarëve). Qendër rehatimi. Karrige rehatimi.Sin.: rregullim, qetësim, prehje…

Shfaq përkufizimin e plotë →

►REHAT/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR vetv., bised. 1. Zë vend diku për të ndenjur i qetë e në kushte të mira, rregullohem. U rehatua në shtrat (në minder, në një qoshe). U rehatua në…

Shfaq përkufizimin e plotë →

REHAT/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal., bised. 1. Qetësoj. Rehatoj trupin (shtatin). I rehaton zemrën (shpirtin, mendjen). 2. Vë në rregull, rregulloj diçka që të jetë gati; mbarështoj, vë…

Shfaq përkufizimin e plotë →

REHÁTSH/ËM (i), ~ME (e) mb., bised. 1. Që i ka të gjitha kushtet e përshtatshme për të ndenjur, për të pushuar ose për të jetuar. Shtëpi e rehatshme. Kolltuk i rehatshëm. 2. Që bëh…

Shfaq përkufizimin e plotë →

REHATÚAR (i, e) mb. Që është rehatuar, që është rregulluar, që është qetësuar. Kishte dalë në foto i rehatuar në një kolltuk. Iku i rehatuar nga kjo botë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

REHATÚES,~E mb. Që rehaton. Krem rehatues. Masazh (hidromasazh) rehatues. Fjalë rehatuese.

Shfaq përkufizimin e plotë →

REHABILITÍM,~I m. 1. Rikthim i aftësive për të kryer veprime e veprimtari të caktuara, riaftësim. Rehabilitim i plotë i të sëmurit. 2. Rikthim i të drejtave dikujt që i kishte humb…

Shfaq përkufizimin e plotë →

REHABILIT/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. I kthej dikujt aftësinë për të kryer veprime e veprimtari të caktuara, riaftësoj. Mbas aksidentit të rëndë, i sëmuri u rehabilitua pjesërisht.…

Shfaq përkufizimin e plotë →

REHANÍ,~A f. Lëng rrushi i zier, me shije pak të thartë, që përdoret si pije.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.