Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
►REHABILIT/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Më kthehet aftësia për të kryer veprime e veprimtari të caktuara, riaftësohem. U rehabilitua pas sëmundjes së rëndë.
2. vetv. Fitoj të drejtat që kisha humbur ose që më ishin hequr. U rehabilitua me punë.
3. pës. e REHABILITÓJ.
REHABILIT/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. I kthej dikujt aftësinë për të kryer veprime e veprimtari të caktuara, riaftësoj. Mbas aksidentit të rëndë, i sëmuri u rehabilitua pjesërisht.
2. I kthej dikujt zyrtarisht të drejtat që kishte humbur ose që i ishin hequr pas një dënimi. Rehabilituan një të dënuar (një të përjashtuar).
3. fig. I kthej dikujt emrin e mirë ose nderin që kishte humbur; i vë përsëri në vend emrin ose nderin që gëzonte dikur; e quaj përsëri të mirë e të vlefshme (për një teori etj.). Rehabilituan kujtimin e luftëtarit të dënuar pa faj.
4. Vë përsëri në funksion ose në gjendje për të prodhuar, riparoj. Rehabilituan një fabrikë të amortizuar. Do të rehabilitojnë rrugën e vjetër.
REHABILITÍM,~I m. 1. Rikthim i aftësive për të kryer veprime e veprimtari të caktuara, riaftësim. Rehabilitim i plotë i të sëmurit. 2. Rikthim i të drejtave dikujt që i kishte humb…
Shfaq përkufizimin e plotë →REHABILIT/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. I kthej dikujt aftësinë për të kryer veprime e veprimtari të caktuara, riaftësoj. Mbas aksidentit të rëndë, i sëmuri u rehabilitua pjesërisht.…
Shfaq përkufizimin e plotë →REHABILITÚAR (i, e) mb. 1. Që i është kthyer aftësia për të kryer veprime e veprimtari të caktuara, i riaftësuar. 2. Që i janë kthyer zyrtarisht të drejtat e humbura a të hequra pa…
Shfaq përkufizimin e plotë →REHABILITÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që mund të rehabilitohet; kund. i parehabilitueshëm. Gjyqi e shpalli person të rehabilitueshëm.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë