Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
REGJISTRÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur regjistroj dikë a diçka ose kur regjistrohem. Regjistrim i përgjithshëm. Regjistrimi i popullsisë. Regjistrimi i tokave. Regjistrimi i emrave (i nxënësve). Regjistrimi i librave (i mallrave).
2. Fjalë, pjesë muzikore, shfaqje ose program i regjistruar, që riprodhohet. Regjistrimi i këngës (i fjalimit, i ndeshjes). Jap (transmetoj) një regjistrim. Shoh (dëgjoj) një regjistrim. Prish regjistrimin.
REGJISÓR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Drejtuesi artistik i punës që kryhet për të vënë në skenë një pjesë teatrale ose për të bërë një film. Regjisori i shfaqjes (i filmit). Regjisor i teatri…
Shfaq përkufizimin e plotë →REGJISÓR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Drejtuese artistike e punës që kryhet për të vënë në skenë një pjesë teatrale ose për të bërë një film. Regjisore e filmit (e shfaqjes).
Shfaq përkufizimin e plotë →REGJISORIÁL,~E mb. Që ka të bëjë me punën e regjisorit; që lidhet me regjinë ose me regjisorin, i regjisë ose i regjisorit. Arti regjisorial. Punë regjisoriale. Mendimi (koncepti) …
Shfaq përkufizimin e plotë →►REGJISTR/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Jap emrin për të ma shënuar në një listë me qëllim që të pranohem në një shkollë ose që të marr pjesë në një punë a në një veprimtari…
Shfaq përkufizimin e plotë →REGJISTR/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Shkruaj ose shënoj në regjistër; e hedh në një regjistër për ta mbajtur si dokument. Regjistroj librat. Regjistroj veprimet e llogarisë (aktet …
Shfaq përkufizimin e plotë →REGJISTRÚES,~I m. sh. ~, ~IT 1. Ai që ka për detyrë të regjistrojë diçka. Regjistrues i popullsisë. Regjistrues i akteve. Regjistrues i normave. 2. Pajisje ose aparat i posaçëm, që…
Shfaq përkufizimin e plotë →REGJISTRÚES/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që ka për detyrë të regjistrojë diçka.
Shfaq përkufizimin e plotë →REGJÍST/ËR,~RIІ m. sh. ~RA, ~RAT Fletore e madhe, zakonisht e ndarë me vija sipas nevojës, ku shënohen emra, shifra, fakte etj. që të ruhen e të përdoren më pas për qëllime të ndry…
Shfaq përkufizimin e plotë →REGJÍST/ËR,~RIІІ m. sh. ~RA, ~RAT 1. muz. Një nga pjesët e shkallës muzikore të një vegle ose të zërit të njeriut; shtrirja e zërit të një këngëtari. Regjistër i lartë (i mesëm, i …
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë