Fjalori
REGJIM

REGJÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Sistemi shtetëror për qeverisjen e një vendi; mënyra e drejtimit dhe e organizimit politik, ekonomik dhe shoqëror në një shtet. Regjim demokratik (parlamentar, presidencial). Regjim republikan (monarkik, diktatorial, ushtarak). Regjim i ri (i vjetër). Regjim despotik, shfrytëzues. Regjim kukull. Krerët e regjimit. Kriza e regjimit. Përmbysje e regjimit diktatorial.
2. Shtet ose qeveri që ka prirje autoritare e shtypëse. Një qeveri demokratike që po shndërrohetregjim.
3. Rendi sipascilit njeriu ushqehet, punon, pushon ose jeton, duke ndjekur disa rregulla, që u përshtaten nevojave, kërkesave e gjendjes së tij. Regjimi ditor (javor). Regjim i rregullt (i rreptë). Regjim sportiv. Regjimi i ushqimit (i gjumit, i punës). Regjim shtrati (mjek.) ndenjurit e një të sëmuri shtrirështrat derisashërohet. Regjimi i nxënësit (i fëmijës, i të sëmurit). Zbatimi i regjimit. Mbaj (prish) regjimin.
4. spec. Ecuria e një pune ose e një procesi, mënyra dhe rregullat e punës ose të funksionimitdiçkaje; rrethanat në të cilat kryhet një punë ose një proces. Regjim i ndryshueshëm (i përhershëm). Regjimi teknologjik. Regjimi i punës. Regjimi i shpimit (i lëvizjes, i djegies). Regjimi i motorit. Regjimi i zjarrit (usht.). Regjimi i ujitjes (bujq.).
5. gjeogr., bujq. Kushtet në të cilat ndodh a zhvillohet një dukuri meteorologjike ose e lidhur me ujërat, rregullsia e përsëritjes së një dukurietillë. Regjimi ujor. Regjimi i lumit ndryshimi i sasisëujitlumit gjatë stinëve. Regjimi i reshjeve. Regjimi termik (i tokës, i atmosferës). Regjimi i kursimit (ek.) metodë e drejtimitekonomisë socialiste, që kishte për qëllim të shtohej prodhimi dhe të kryhej çdo punë me shpenzime sa më të pakta e duke shfrytëzuar rezervat e brendshme.


Rezultate të tjera nga lematizimi ose nga ngjashmëria me formën përfaqësuese: REGJ
REGJ

REGJ,~I m. sh. ~Ë, ~ËT vjet., libr. Mbret.

REGJ

REGJ vep., ~A, ~UR kal. 1. Përpunoj lëkurën me lëndëveçanta dhe e lë deri sa të fitojë cilësitë e nevojshme për ta përdorur. Regj lëkurët. Regj me shqeme (me valanidh). Vë për të regjur.
2. Vë në shëllirë perimet ose bulmetin për t’u dhënë disa cilësiveçanta e për t’i ruajtur për një kohëgjatë; bëj turshi; zbut me sherbet një gatesë me petë. Regj domatet (specat, lakrat, kastravecat, ullinjtë). Regj djathin (gjizën). Regj me kripë (me shëllirë). Kadaifin (bakllavanë) e regjim me sherbetin e përgatitur.
3. fig. E stërvit dhe e mësojkushtekëqija a të rënda për ta bërëaftë që të përballojë vështirësitë ose mungesat, kalit. Regj trupin. E kanë regjur vështirësitë.
Sin.: argas, gëlqeros, krip, argas, thek, rys, rryej, kalit.


Rezultate të ngjashme

REGJIMÉNT,~I m. sh. ~E, ~ET usht. Njësi ushtarake që përbëhet prej disa batalionesh a prej disa grupesh dhe që është repart taktik bazë. Regjiment këmbësorie (kalorësie, artilerie)…

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.