Fjalori
REGJEM

RÉGJ/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv., vet. v. III Qëndron për një kohëgjatë në një tretësirë me lëndëveçanta derisafitojë cilësitë e nevojshme për t’u përdorur (për lëkurën). Regjen lëkurët.
2. vetv., vet. v. III Qëndronshëllirë e fiton disa cilësiveçanta për t’u ngrënë e për t’u ruajtur për një kohëgjatë (për perimet ose për bulmetin). Janë regjur specat (domatet, kastravecat, lakrat, ullinjtë). Nuk janë regjur ende.
3. fig., vetv. Stërvitem dhe mësohemkushtekëqija a të rënda për të përballuar vështirësitë ose mungesat, kalitem. Është regjurpunë (në luftë). Është regjur me vështirësitë.
4. pës. e REGJ1,2.
Sin.: argaset, kripet, thekem, rysem, rryhem, mushtohem, kalitem, lëngoj.
I është regjur *lëkura (dikujt). Është regjur në *shëllirë.


Rezultate të tjera nga lematizimi ose nga ngjashmëria me formën përfaqësuese: REGJ
REGJ

REGJ,~I m. sh. ~Ë, ~ËT vjet., libr. Mbret.

REGJ

REGJ vep., ~A, ~UR kal. 1. Përpunoj lëkurën me lëndëveçanta dhe e lë deri sa të fitojë cilësitë e nevojshme për ta përdorur. Regj lëkurët. Regj me shqeme (me valanidh). Vë për të regjur.
2. Vë në shëllirë perimet ose bulmetin për t’u dhënë disa cilësiveçanta e për t’i ruajtur për një kohëgjatë; bëj turshi; zbut me sherbet një gatesë me petë. Regj domatet (specat, lakrat, kastravecat, ullinjtë). Regj djathin (gjizën). Regj me kripë (me shëllirë). Kadaifin (bakllavanë) e regjim me sherbetin e përgatitur.
3. fig. E stërvit dhe e mësojkushtekëqija a të rënda për ta bërëaftë që të përballojë vështirësitë ose mungesat, kalit. Regj trupin. E kanë regjur vështirësitë.
Sin.: argas, gëlqeros, krip, argas, thek, rys, rryej, kalit.

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.