Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
REGJ vep., ~A, ~UR kal. 1. Përpunoj lëkurën me lëndë të veçanta dhe e lë deri sa të fitojë cilësitë e nevojshme për ta përdorur. Regj lëkurët. Regj me shqeme (me valanidh). Vë për të regjur.
2. Vë në shëllirë perimet ose bulmetin për t’u dhënë disa cilësi të veçanta e për t’i ruajtur për një kohë të gjatë; bëj turshi; zbut me sherbet një gatesë me petë. Regj domatet (specat, lakrat, kastravecat, ullinjtë). Regj djathin (gjizën). Regj me kripë (me shëllirë). Kadaifin (bakllavanë) e regjim me sherbetin e përgatitur.
3. fig. E stërvit dhe e mësoj në kushte të këqija a të rënda për ta bërë të aftë që të përballojë vështirësitë ose mungesat, kalit. Regj trupin. E kanë regjur vështirësitë.
✱Sin.: argas, gëlqeros, krip, argas, thek, rys, rryej, kalit.
►RÉGJ/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv., vet. v. III Qëndron për një kohë të gjatë në një tretësirë me lëndë të veçanta derisa të fitojë cilësitë e nevojshme për t’u përdorur (për lë…
Shfaq përkufizimin e plotë →REGJÉNC/Ë,~A f. Sundim i përkohshëm (në një monarki) i një regjenti ose i një këshilli kur mungon mbreti ose kur mbreti është i mitur; funksioni i një regjenti a i këshillit që kry…
Shfaq përkufizimin e plotë →REGJÉNT,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që sundon përkohësisht (në një monarki) kur mungon mbreti ose kur mbreti është i mitur. E bënë regjent.
Shfaq përkufizimin e plotë →REGJÍ,~A f., teatër., kinem. 1. Mjeshtëria dhe puna e regjisorit; vënia në skenë e një shfaqjeje ose e një filmi. Regji e goditur. Regjia televizive. Regjia e filmit (e shfaqjes). …
Shfaq përkufizimin e plotë →REGJÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Sistemi shtetëror për qeverisjen e një vendi; mënyra e drejtimit dhe e organizimit politik, ekonomik dhe shoqëror në një shtet. Regjim demokratik (parla…
Shfaq përkufizimin e plotë →RÉGJJ/E,~A f. 1. Përpunim i lëkurës me lëndë të veçanta derisa të fitojë cilësitë e nevojshme për ta përdorur. Regjja e lëkurëve. Reparti i regjjes. 2. Vënie në shëllirë e perimeve…
Shfaq përkufizimin e plotë →RÉGJUR,~IT (të) as. Regjje. Mori të regjur (liri) u regj.✱Sin.: regjje, kalitje.
Shfaq përkufizimin e plotë →RÉGJUR (i, e) mb. 1. Që është përpunuar me lëndë të veçanta dhe që ka fituar cilësitë e nevojshme për t’u përdorur (për lëkurën). Lëkurë e regjur. 2. Që ka qëndruar në shëllirë për…
Shfaq përkufizimin e plotë →RÉGJURA,~T (të) vet. sh. f. Turshitë.
Shfaq përkufizimin e plotë →RÉGJËS,~I m. sh. ~, ~IT Punëtor që merret me regjjen e lëkurëve.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë