Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
RECIPRÓK,~E mb. 1. Që ndodh ose që bëhet ndërmjet dy anëve a dy palëve shkëmbyerazi; që ka lidhje të ndërsjellë me diçka tjetër; i ndërsjellë, i dyanshëm, i shoqishoqëm. Lidhje (marrëdhënie) reciproke. Veprim (bashkëveprim) reciprok. Vartësi reciproke. Zëvendësim reciprok. Ndikim reciprok. Njohja reciproke. Në mënyrë reciproke.
2. Që është ose që bëhet në interes të dy palëve; që u vë detyrime a u jep të drejta të përbashkëta të dyja palëve, i ndërsjellë, i dyanshëm. Ndihmë reciproke. Përfitim reciprok. Dobi (leverdi) reciproke. Shkëmbim reciprok. Lëshime reciproke.
3. Që ndihet ose që tregohet nga të dyja anët njësoj, që është i njëjtë e i përbashkët për të dyja palët, i ndërsjellë, i dyanshëm. Ndjenjë (dashuri) reciproke. Mirëkuptim (besim) reciprok. Dëshirë reciproke.
4. vjet. Që bënte shkëmbimin e prodhimeve bujqësore me prodhime industriale. Tregu reciprok. Shkëmbimi reciprok.
RECIPROKÍSHT ndajf. Ndërsjelltazi.
Shfaq përkufizimin e plotë →RECIPROCITÉT,~I m. Të qenët reciprok; marrëdhënie, natyrë ose vlerë e ndërsjellë; ndërsjellje, dyanshmëri. Marrëdhënie reciprociteti.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë