Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
RECENSIÓN,~I m. sh. ~E, ~ET Vlerësim kritik me shkrim për një vepër artistike, për një punim shkencor, për një shfaqje etj., duke dhënë përmbajtjen dhe duke vënë në dukje anët e mira e të metat. Recension kritik (paraqitës). Recension për një libër (për një revistë, për një film, për një dramë). Autori i recensionit. I bëj recensionin. Botoj një recension.
RECENSÉNT,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Recensues. Për shqyrtimin e artikullit kërkohen dy recensentë.
Shfaq përkufizimin e plotë →RECENSÉNT/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Recensuese.
Shfaq përkufizimin e plotë →RECENSÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Procesi i vlerësimit kritik të një vepre të botuar rishtas. Recensimi i librave (i filmit). Ministria ka bërë ftesë për recensim të teksteve shkollore…
Shfaq përkufizimin e plotë →►RECENS/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR pës., vet. v. III e RECENSÓJ.
Shfaq përkufizimin e plotë →RECENS/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Bëj vlerësimin e një vepre artistike, të një punimi shkencor, të një shfaqjeje etj., duke vënë në dukje anët e mira dhe të metat e saj; shkruaj rece…
Shfaq përkufizimin e plotë →RECENSÚES,~I m. sh. ~, ~IT Ai që shkruan recensione; autori i një recensioni. Recensues letrar (shkencor, muzikor). Recensues i gazetës. Recensuesi i librit (i veprës, i filmit). M…
Shfaq përkufizimin e plotë →RECENSÚES/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që shkruan recensione; autorja e një recensioni. Recensuesja kishte bërë vërejtje të shumta për artikullin.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë