Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
REAKSIONÁR,~E mb. Që shfaq ide të reaksionit politik e shoqëror; që mbështet dhe përkrah reaksionin, që i shërben reaksionit. Politikë reaksionare. Qeveri reaksionare. Forca (qarqe) reaksionare. Shtypi reaksionar.
✱Sin.: prapavajtës, regresiv.
REAKSIONÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që përkrah ose që udhëheq një lëvizje reaksioni politik; kundërshtar i reformave të përparimit shoqëror ose kulturor, përkrahës i një konservatorizmi të skajshëm dhe i kthimit te një gjendje shoqërore ose politike e mëparshme. Gazetë e reaksionarëve.
REAKSIÓN,~IІ m. sh. ~E, ~ET 1. Lëvizje ose ndryshim që bën një organizëm kur mbi të vepron një ngacmues i jashtëm a i brendshëm, kundërveprim i organizmit ndaj një ndikimi. Reaksio…
Shfaq përkufizimin e plotë →REAKSIÓN,~III m. 1. Qëndrim dhe mënyrë veprimi që synon të rikthejë kushtet politike e shoqërore që janë përmbysur nga një revolucion, ose që i kundërvihet rreptë çdo përparimi e r…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë