Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
REAG/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR jokal. 1. biol., fiziol. I përgjigjem një ngacmimi të jashtëm, veproj nën ndikimin e një ngacmimi. Reagon lëkura (organizmi, trupi). Reagon bima (kafsha). Reagon ndaj dritës (zhurmës, temperaturës). Reagon shpejt (menjëherë).
2. I përgjigjem me fjalë, shpreh mendimin a qëndrimin për diçka që thuhet ose që bëhet, shpreh përshtypjet e mia për diçka. Reagoi gjithë klasa (salla). Reagon me gjallëri. Nuk reagoi fare.
3. Kundërshtoj për diçka që bëhet, veproj si përgjigje kundër diçkaje, kundërveproj. Reagoi me forcë.
4. I përgjigjem në një mënyrë të caktuar një veprimi ose një ngjarjeje të jashtme. Reagoi drejt ndaj kritikës.
5. kim., vet. v. III Hyn në reaksion me një lëndë tjetër.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë