Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
RATIFIKÍM,~I m. sh. ~E,~ET dipl. Njohje e miratim zyrtar nëpërmjet organit më të lartë shtetëror i një traktati a i një marrëveshjeje të lidhur në mes të përfaqësuesve të plotfuqishëm të shtetit me një a me shumë shtete të tjera. Ratifikimi i traktatit (i marrëveshjes). Instrumentet e ratifikimit. Kuvendi bëri ratifikimin e marrëveshjes me BE.
►RATIFIK/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR dipl., pës., vet. v. III e RATIFIKÓJ. Ratifikohet traktati për mbrojtjen e të dhënave.
Shfaq përkufizimin e plotë →RATIFIK/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR dipl., kal. Njoh dhe miratoj zyrtarisht nëpërmjet organit më të lartë shtetëror një traktat a një marrëveshje të lidhur në mes të përfaqësuesve të plotf…
Shfaq përkufizimin e plotë →RATIFIKÚAR (i, e) mb. Që është njohur e miratuar zyrtarisht nga organi më i lartë shtetëror. Marrëveshje ndërkombëtare të ratifikuara nga Kuvendi.
Shfaq përkufizimin e plotë →RATIFIKÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që mund të ratifikohet. Marrëveshje e ratifikueshme.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë