Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
RASÁT,~I m. sh. ~E, ~ET 1. bujq. Fidan që rritet nga farat në lehe të veçanta për ta mbjellë pastaj në arë; tërësia e këtyre fidanëve për një bimë; lehja e mbjellë me këta fidanë; farishta. Rasat duhani (perimesh). Rasat i shëndoshë. Mbjell rasatin. Punoj (plehëroj) rasatin. Zuri rasati. Shpërngulin rasatin.
2. Vezë peshku që hidhen për t’u shumëzuar në një liqen a në një pellg. Rasati i koranit (i qefullit). Prodhimi i rasatit.
3. vjet. Lloj bagëtie, racë e kafshëve shtëpiake. E mbajnë për rasat.
4. fig., bised. Soj, farë (për njerëzit). Të humbtë rasati! (mallk.) Mos lënç rasat prapa! (mallk.).
✱Sin.: fidan, racë, farë.
♦E do si *miza rasatin (dikush) iron.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë