Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
RÁS/Ë,~AІ f. sh. ~A, ~AT 1. gjuh. Secila nga trajtat e ndryshme që merr emri, mbiemri ose përemri gjatë lakimit, që shpreh një kuptim të caktuar gramatikor dhe që shërben për ta lidhur fjalën përkatëse me gjymtyrët e tjera të fjalisë; kategoria gramatikore që shprehet me këto trajta. Rasa emërore (gjinore, dhanore, kallëzore, rrjedhore, vendore). Rasa parafjalore. Rasë e drejtë (e zhdrejtë). Rasat e emrit. E lakoi në të gjitha rasat.
2. bised. Rast. Me këtë rasë. Kur ta bjerë rasa. Pret rasën. Me rasë e pa rasë.
♦Lakoj në të gjitha rasat (diçka) e përmend diçka shpesh e kudo, duke zbuluar e duke përshkruar të gjitha anët e saj.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë