Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
RAPSODÍ,~A f. sh. ~, ~TË 1. Këngë popullore legjendare ose trimërie, këngë kreshnikësh; këngë e krijuar nga një rapsod me temë nga ngjarjet e mëdha të jetës së sotme. Këndon rapsodi me lahutë. Rapsoditë e kreshnikëve. Rapsoditë e Veriut. Përmbledhje rapsodish.
2. Pjesë nga poemat e Homerit ose nga një vepër epike a legjendare, që këndohej nga rapsodët në Greqinë e lashtë.
3. muz. Pjesë muzikore për vegla ose për t’u kënduar, që mbështetet në krijimet dhe në motivet popullore të një vendi. Rapsodi për piano e orkestër.
RAPSÓD,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Këngëtar popullor, që këndon krijime të epikës legjendare e historike; këngëtar popullor, që këndon dhe krijon këngë epike e trimërie nga jeta e sotme. Rapsod popullor. Krijime të rapsodëve.
2. Këngëtar shëtitës në Greqinë e lashtë, që këndonte këngë nga poemat e Homerit dhe këngë të tjera legjendare.
RAPSÓD,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Këngëtar popullor, që këndon krijime të epikës legjendare e historike; këngëtar popullor, që këndon dhe krijon këngë epike e trimërie nga jeta e sotme. …
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë