Fjalori
RAPORT

RAPÓRT,~IІ m. sh. ~E, ~ET 1. Kumtim a parashtresë me shkrim që i bëhet një organi më të lartë a epror ose një përgjegjësi për plotësimin e një detyre, për një çështje ose për gjendjen e një pune; llogarijepet për një punë a për një detyrë, raportim; relacion. Raport ditor (javor, vjetor). Raport i hollësishëm (i imët). Raport zyrtar. Raport hetimor. Raport me shkrim (me gojë). I bëri një raport. I paraqiti një raport.
2. Dëshmi me shkrim që i lëshohet një të sëmuri nga mjeku kur është i paaftë për punë. Raport mjekësor. Raport pushimi. I dha (i nxori) një raport. Marr raport. Është me raport (bised.) është me pushim për shkak të një sëmundjeje.


Rezultate të ngjashme

RAPORTÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Veprimi kur raportoj; njoftim me shkrim ose me gojë ndaj një organi epror për plotësimin e një detyre ose për një çështje; vënie në dijeni. Raportimi për…

Shfaq përkufizimin e plotë →

►RAPORT/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR pës. e RAPORTÓJ.

Shfaq përkufizimin e plotë →

RAPORT/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Njoftoj me shkrim ose me gojë një organ më të lartë a epror ose një përgjegjës për plotësimin e një detyre, për një çështje ose për gjendjen e nj…

Shfaq përkufizimin e plotë →

RAPORTÓR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT gjeom. Mjet në trajtën e një gjysmërrethi me perimetër të shkallëzuar, që përdoret për matjen dhe për ndërtimin e këndeve; matës këndesh. I hedh këndet n…

Shfaq përkufizimin e plotë →

RAPORTÚES,~I m. sh. ~, ~IT Ai që jep një raport; ai që mban një raport.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.