Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
RAN/G,~GU m. sh. ~GJE, ~GJET 1. Gradë ose pozitë në një shkallëzim hierarkik a në një shtresim shoqëror; nivel. Rang i ulët (i lartë). Rang ushtarak. Rangu i përfaqësuesve diplomatikë. Të një rangu. Sipas rangjeve. Komandantët e të gjitha rangjeve. Në rangun e ministrit (të ambasadorit). Në rang ambasade. I ngre rangun.
2. Shkalla së cilës i përket dikush a diçka, radhë; përpjesëtimet në të cilat zhvillohet një punë a një veprimtari. I rangut kombëtar (ndërkombëtar, botëror). Në një rang me të përparuarit. Në rang qyteti (rrethi, shkolle, ndërmarrjeje).
✱Sin.: klasë, shkallë.
RANGATÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Punëtor shtëpie.
Shfaq përkufizimin e plotë →RANGATÁR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Punëtore shtëpie. 2. si mb. f. Që bën punët e shtëpisë. Grua rangatare.
Shfaq përkufizimin e plotë →RANGÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Veprimi kur rangoj.
Shfaq përkufizimin e plotë →RANG/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR jokal. Bëj punë shtëpie. Rangon gjithë ditën nëpër shtëpi.
Shfaq përkufizimin e plotë →RÁNG/Ë,~A f. kryes. sh. ~Ë, ~ËT 1. Punët e përditshme në shtëpi për ta mbajtur këtë në rregull e për të gatuar. Rangët e shtëpisë. Rangët e bulmetit (të bagëtisë). Bën rangët. 2. D…
Shfaq përkufizimin e plotë →RANGËTÓR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Farkë; ofiçinë; punishte.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë