Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
RAJÓN,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Krahinë e gjerë, që ka disa veçori gjeografike, ekonomike etj.; pjesë e madhe e një vendi, që ndahet sipas disa tipareve; hapësirë ose vend i gjerë, ku zhvillohen veprime luftarake ose ndodh diçka tjetër; zonë. Rajon gjeografik (ekonomik). Rajon industrial (bujqësor). Rajon i zhvilluar (i rëndësishëm, i prapambetur). Rajon i banuar. Rajon autonom. Rajon i çliruar. Rajoni i betejës (i sulmit, i veprimeve luftarake, i mbrojtjes). Rajoni i përmbytjes (i stuhisë).
2. Ndarje organizative a administrative e një qyteti; qendra drejtuese e kësaj ndarjeje me zyrat dhe me ndërtesat e veta. Rajoni numër një. Rajoni i policisë. Zyrat e rajonit.
RAJONÁL,~E mb. Që ka të bëjë me një krahinë të gjerë; që lidhet me rajonin e një qyteti, që i përket rajonit, i rajonit. Drejtori rajonale. Qendër rajonale.
Shfaq përkufizimin e plotë →RAJONIZÍM,~I m. Veprimi kur rajonizoj a kur rajonizohet vendi në rajone; ndarja e vendit në krahina të caktuara për qëllime ekonomike ose për studime, përcaktimi i rajoneve me një …
Shfaq përkufizimin e plotë →►RAJONIZ/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR pës., vet. v. III e RAJONIZÓJ.
Shfaq përkufizimin e plotë →RAJONIZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Ndaj vendin në krahina të caktuara për qëllime ekonomike ose për studime, përcaktoj rajonet për diçka. 2. bujq. Përcaktoj krahinën ku zhvillohet…
Shfaq përkufizimin e plotë →RAJONIZÚAR (i, e) mb. 1. Që është ndarë në krahina të caktuara për qëllime ekonomike ose për studime. Vend i rajonizuar. Krahinë e rajonizuar. 2. Që është përcaktuar për kultivimin…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë