Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
RADIOTEKNÍK,~E mb. Që ka të bëjë me radioteknikën, që lidhet me radioteknikën, i radioteknikës; që merret me radioteknikë. Pajisje (aparaturë) radioteknike. Inxhinier radioteknik.
RADIOTEKNÍK/Ë,~A f. Teknika e përdorimit të valëve të radios si mjet transmetimi për telekomunikimin; degë e teknikës, që merret me ndërtimin e ndreqjen e pajisjeve të radiove. Rre…
Shfaq përkufizimin e plotë →RADIOTELEGRAFÍ,~A f. Proces i transmetimit të mesazheve në alfabetin mors me anë të radiovalëve.
Shfaq përkufizimin e plotë →RADIOTELEGRAFÍST,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Teknik i specializuar në përdorimin e aparateve radiotelegrafike, radist. Shërbente në flotën tregtare si radiotelegrafist morsist.
Shfaq përkufizimin e plotë →RADIOTELEGRAFÍST/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Teknike e specializuar në përdorimin e aparateve radiotelegrafike, radiste.
Shfaq përkufizimin e plotë →RADIOTELEGRÁM,~I m. sh. ~E, ~ET Telegram që transmetohet me anë të radiovalëve; radiogram. Dërgoj një radiotelegram.
Shfaq përkufizimin e plotë →RADIOTELEVIZIÓN,~I m. Institucion që përgatit dhe përhap programe të radios e televizionit; ndërtesa e këtij institucioni. Radiotelevizioni shqiptar. Stacion radiotelevizioni. Fest…
Shfaq përkufizimin e plotë →RADIOTELEVIZÍV,~E mb. Që ka të bëjë me përgatitjen e përhapjen e programeve ose të emisioneve të radios dhe televizionit; i radios dhe i televizionit të marra së bashku. Sistem rad…
Shfaq përkufizimin e plotë →RADIOTERAPÍ,~A f., mjek. Trajtim i sëmundjeve kanceroze me rreze X ose me forma të ngjashme rrezatimi, me synimin për të vrarë qelizat tumorale.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë