Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
RADIOGRAFÍ,~A f. sh. ~, ~TË 1. mjek. Teknikë diagnostikimi që riprodhon në një film fotografik pjesë të brendshme të trupit të njeriut ose të një sendi tjetër, duke e përshkuar me rreze të posaçme. Qendra e radiografisë. Film radiografie. Bëj radiografinë e kraharorit.
2. bised. Filmi, i cili përmban këtë riprodhim fotografik. Radiografia e krahut (e këmbës, e mushkërive, e zemrës). Shoh radiografinë.
3. fig. Shqyrtim i thelluar, tablo e përpiktë. Romani është një radiografi e shoqërisë së sotme.
✱Sin.: radioskopi, ekografi, skaner, shqyrtim, analizë.
RADIOGRÁM,~I m. sh. ~E, ~ET Njoftim ose lajm, që jepet me anë të aparateve radiomarrëse e radiodhënëse; radiotelegram. Radiogram i shifruar. Teksti i radiogramit. I bëj një radiogr…
Shfaq përkufizimin e plotë →RADIOGRAMAFÓN,~I m. sh. ~A, ~AT Një lloj radiomarrësi i lidhur me gramafonin, që përdorej dikur për të dëgjuar muzikë përmes amplifikatorit të radios. Dëgjonte një pllakë në radiog…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë