Fjalori

Rezultate të tjera nga lematizimi ose nga ngjashmëria me formën përfaqësuese: RADHIT
RADHIT

RADHÍT (RADHÍS) vep., ~A, ~UR kal. 1. Vë në radhë, vendos njërin pas tjetrit ose njërin përbri tjetrit sipas një rregulli; rreshtoj, rendit. Radhit librat (karriget, arkat). Radhit ushtarët (nxënësit). Radhit emrat (fjalët) sipas rendit alfabetik. E radhitivendin e katërt.
2. Zë në gojë, përmend një pas një disa gjëra ose disa njerëz. Radhitni numrat sipas madhësisë. Radhiti arsyet e kandidimit. I radhitigjithë pa harruar asnjë.
3. Rendit me dorë, me linotip etj. shkronjat dhe fjalët për të riprodhuar një tekst që do të shtypet. Radhit një artikull. Radhit një faqe.
4. Shtyp me gishta butonat e tastierës së një kompjuteri për të regjistruardhëna ose për të riprodhuar një tekst; digjitalizoj. Radhitkompjuter.
5. fig. diçka a dikë në një radhë me diçka a me dikë tjetër, e quaj të një shkalle a të një vlere me një tjetër; barazoj. E radhiti me veten. E radhiti krahas më të mirëve. I radhitën me vendet problematike.
Sin.: radhoj, rendit (rendis), rreshtoj, merendoj, krahishtoj, rendoj, vë.


Rezultate të ngjashme

RADHÍT (RADHÍS) vep., ~A, ~UR kal. 1. Vë në radhë, vendos njërin pas tjetrit ose njërin përbri tjetrit sipas një rregulli; rreshtoj, rendit. Radhit librat (karriget, arkat). Radhit…

Shfaq përkufizimin e plotë →

►RADHÍT/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Vihem në radhë, rreshtohem; hyj në një radhë, zë vend në rresht. Radhiten trupat. Radhitemi para flamurit. U radhitën të parët në kampionat.…

Shfaq përkufizimin e plotë →

RADHÍTJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur radhit ose kur radhitem; vendosje njëri pas tjetrit ose njëri përbri tjetrit sipas një rregulli, radhim, rreshtim. Radhitja e trupave (e …

Shfaq përkufizimin e plotë →

RADHÍTËS,~E mb. Që radhit shkronjat e fjalët për të riprodhuar një tekst me qëllim që të shtypet. Punëtor radhitës.

Shfaq përkufizimin e plotë →

RADHÍTËS,~I m. sh. ~, ~IT Punëtor i shtypshkronjës, që radhit shkronjat e fjalët për të riprodhuar një tekst me qëllim që të shtypet, tipograf. Radhitës shtypshkronje. Kurs për rad…

Shfaq përkufizimin e plotë →

RADHÍTËS/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Punëtore e shtypshkronjës, që radhit shkronjat e fjalët për të riprodhuar një tekst me qëllim që të shtypet, tipografe.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.