Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
RËNDOMTËSÍ,~A f. 1. Të qenët i rëndomtë; banalitet, mediokritet. Nuk e pëlqen këtë realitet me kotësi, rëndomtësi banale. Në këta filma të dobët aktet ndjekin njëri-tjetrin në një rëndomtësi pothuaj amatore.
2. Diçka që ndodh rëndom, përditshmëri, zakon. Rastet e dhunës janë bërë rëndomtësi e përditshmëri. Deklarimet e nxituara janë bërë rëndomtësi.
RËNDÓM ndajf. Në mënyrë të shpeshtë, pothuajse gjithnjë; përgjithësisht, zakonisht. Vjen (shkon) rëndom. Përdoret rëndom. Shihet rëndom. Si rëndom.✱Sin.: shpesh, zakonisht.
Shfaq përkufizimin e plotë →RËNDÓMTË (i, e) mb. 1. Që bëhet shpesh dhe zakonisht, i zakonshëm, i radhës. Mbledhjet ishin të rëndomta. U bë e rëndomtë. 2. Që nuk shquhet mbi të tjerët, si gjithë të tjerët; që …
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë