Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
QYTETÁR,~E mb. 1. Që lidhet me qytetin, i qytetit. Ndërtime qytetare. Jeta qytetare.
2. Që banon në qytet ose që e ka prejardhjen nga qyteti. Popullsia qytetare. Vajzë qytetare. Familje qytetare.
3. Që lidhet me të drejtat e çdo qytetari si shtetas i një vendi; civil. Të drejtat qytetare.
4. Që ka të bëjë me jetesën sipas rregullave e detyrave shoqërore dhe sipas kërkesave të kulturës e të higjienës. Edukata qytetare. Sjellja qytetare.
QYTETÁR,~E mb. 1. Që lidhet me qytetin, i qytetit. Ndërtime qytetare. Jeta qytetare. 2. Që banon në qytet ose që e ka prejardhjen nga qyteti. Popullsia qytetare. Vajzë qytetare. Fa…
Shfaq përkufizimin e plotë →QYTETÁR,~II m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Banor i qytetit; qytetas. Qytetar i Shkodrës. 2. Pjesëtar i një shteti që gëzon të drejtat me ligj; shtetas. Qytetar i Shqipërisë. Qytetar nderi. Të d…
Shfaq përkufizimin e plotë →QYTETARÍ,~AII f. 1. Të qenët qytetar i ligjshëm në një shtet; shtetësi. Qytetaria shqiptare. Fitoi të drejtën e qytetarisë. 2. Vetëdija e njeriut për të drejtat e detyrat që ka në …
Shfaq përkufizimin e plotë →QYTETARÍSHT ndajf. Në mënyrë qytetare. U soll qytetarisht.
Shfaq përkufizimin e plotë →QYTETARIZÍM,~I m. Veprimi kur qytetarizoj a qytetarizohem. Qytetarizimi i banorëve të zonave urbane.
Shfaq përkufizimin e plotë →QYTETÁRÇE ndajf. Me qytetari, në mënyrë qytetare. Sillej qytetarçe.
Shfaq përkufizimin e plotë →QYTETARËSÍ,~A f. 1. Të qenët zyrtarisht banor i një qyteti. Mori qytetarësinë.2. E drejta e qytetarisë; njohja zyrtare e të drejtave të një qytetari.
Shfaq përkufizimin e plotë →QYTÉTAS,~E mb. Që banon në qytet, që ka prejardhje nga qyteti; qytetar. Djalë qytetas. Popullsia qytetase. Shërbimi i autobusëve qytetas.
Shfaq përkufizimin e plotë →QYTÉTAS,~I m. sh. ~, ~IT Banor i qytetit; qytetar. Qytetas i Durrësit. Kënga e gjelave të fshatit zgjonin çdo mëngjes nga gjumi qytetasit.
Shfaq përkufizimin e plotë →QYTÉTAS/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Banore e qytetit; qytetare. U bë qytetase në këtë qytet. Mund të ishte qytetasja më e re.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë