Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
QYTETËRÚES,~E mb. Që sjell qytetërim, që përhap qytetërimin. Rol qytetërues. Veprimtari qytetëruese.
✱Sin.: arsimues, kulturues, emancipues, edukues.
QYTETËRÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur qytetëroj a qytetërohem. Në rrugën e qytetërimit. 2. Tërësia e arritjeve në fushën shoqërore e kulturore të një populli; shkallë e lartë …
Shfaq përkufizimin e plotë →QYTETËRIMDÁSHËS,~E mb. Që e do qytetërimin. Numërohemi mes kombeve qytetërimdashëse të Evropës.
Shfaq përkufizimin e plotë →►QYTETËR/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Ngrihem në një shkallë më të lartë zhvillimi, arsimimi, kulture etj.; bëhem i qytetëruar. Ky vend po qytetërohet përditë. 2. pës. e QY…
Shfaq përkufizimin e plotë →QYTETËR/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. E ngre në një shkallë më të lartë zhvillimi, duke i dhënë edukatë, arsim, kulturë etj.; e shpie gjithë këtë zonë drejt një mënyre jetese më të lart…
Shfaq përkufizimin e plotë →QYTETËRÚAR (i, e) mb. 1. Që ka arsim e kulturë dhe që di të sillet në shoqëri; i edukuar. Njeri i qytetëruar. 2. Që është në një shkallë të lartë zhvillimi shoqëror, kulturor e mat…
Shfaq përkufizimin e plotë →QYTÉTËS,~E mb. Që kryen shërbime brenda në qytet, urban. Transporti qytetës.
Shfaq përkufizimin e plotë →QYTÉTËS/E,~JA f. sh. ~E,~ET Shkollë gjysmë e mesme e përgjithshme. Qytetëse femërore. Qytetësja e Beratit. Mbaroi (kreu) qytetësen.
Shfaq përkufizimin e plotë →QYTETËSÍ,~A f. vjet. Qytetërim.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë