Fjalori
QYSH

QYSH ndajf. 1. Përdoret për të pyetur për mënyrën e veprimit, për gjendjen ose për rrethanat e kryerjesveprimit; si; në ç’mënyrë. Qysh je? Qysh ndodhi? Qysh u përgjigj? Më thuaj si e qysh. Qysh tashti tani. Qysh tashti do ta bisedojmë.
2. Përdoretfjalitë pyetëse e thirrore për të treguar se diçka është e pamundur ose për të shprehur habi; nuk është e mundur, nuk ka sesi; si. Qysh nuk e ditka! Qysh s'e ke parë? Qysh të mos gëzohesh! Qysh nuk ta dhënka?!
3. Që në atë kohë, ende, që. Qysh i ri. Qysh fëmijë.

QYSH

QYSH parafj. Përdoret me një emërrasën kallëzore për të treguar kohën e fillimit të një veprimi, i cili vazhdon deri më sot a deri në një cak; që, prej. Qysh orën e parë. Qysh herën e kaluar. Ka ardhur qysh të shtunën.

QYSH

QYSH pj. 1. Përdoret para ndajfoljeve dhe emrave me parafjalë për të treguar kohën e fillimit të një veprimi; pikënisjen në kohë e në hapësirë; që, prej. Qysh atëherë. Qysh tani. Qysh sot. Qysh herët. Qysh nga larg. Qyshfillim. Qyshmars. Qysh ditën e parë. Qysh kur që kur (Qysh kur ishte i vogël). Qysh se qysh kur (Qysh se ishte i vogël.)
2. Përdoret për të përforcuar shprehjen e habisë ose kur përsëritim me habi, me siguri, me dyshim a me zemërim fjalët e një tjetri; si. Qysh, nuk dashke! Qysh jo! posi, patjetër. Qysh s'ka?


Rezultate të ngjashme

QYSHDÓ ndajf. Si; ashtu si. Të nxehtë apo të ftohtë, qyshdo që e preferoni do t’jua sjellim.

Shfaq përkufizimin e plotë →

QÝSH/E,~JA f. Mënyra se si bëhet një punë. Kërkoj qyshen.

Shfaq përkufizimin e plotë →

QYSHKÚ ndajf. Nga cili vend; nga ku, prej nga. Qyshku erdhe kaq shpejt?

Shfaq përkufizimin e plotë →

QYSHKÚR [QYSHKÚRI] ndajf. Mjaft kohë më parë, prej kohësh, ka kohë; qëkur. Ka ardhur qyshkur. E kishte kërkuar qyshkur. Ka filluar qyshkur.Sin.: qëmoti, dikur, qyshsakohë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

QYSHMÓS ndajf. Gjithsesi; gjithqysh. Mundohej qyshmos t’i sqaronim.

Shfaq përkufizimin e plotë →

QYSHNÍK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT ndërt. Tra i çatisë kryesore. Në ndërtime tradicionale u përdor qyshnik i trashë druri.

Shfaq përkufizimin e plotë →

QYSHSÉ lidh. Qysh kur; që kur. Nuk e kam parë qyshse iku.

Shfaq përkufizimin e plotë →

QYSHSÉ lidh. Që nga koha kur; qysh herët.

Shfaq përkufizimin e plotë →

QYSHSESÍ ndajf. Gjithsesi.

Shfaq përkufizimin e plotë →

QYSHTÁSH [QYSHTÁSHI] ndajf. Tani për tani; menjëherë.Sin.: shpesh, menjëherë, përnjëherë, përnjëherësh.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.