Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
QYP,~I m. sh. ~A, ~AT 1. Enë balte e madhe e me vjegë për të mbajtur bulmet, turshi e ushqime të tjera. Qyp i vogël. Qyp vaji. Qyp me turshi. Është bërë si qyp është shëndoshur e forcuar mirë.
2. fig., mospërf. Koka e njeriut, rradakja; mendja. Nuk i mbushet qypi.
3. shar. Njeri i trashë. Nuk ia pret qypi.
✱Sin.: gyp, trashaman, gdhe, budalla.
♦ Ka gjetur ndonjë qyp (dikush) tall. u pasurua menjëherë, s’dihet si u pasurua; iu zbraz qerrja në derë (dikujt); i erdhi lepuri në qerre (dikujt). I hipi qypit (dikush).1. Është zemëruar shumë; s’përmbahet më, sillet e vepron pa vetëpërmbajtje; i hipën (i kërcyen) kacabunjtë (dikujt). 2. Nuk pyet për asnjeri, e quan veten zot; është i bindur se mund të bëjë çdo gjë vetë. Është qyp nga koka (nga mendja) (dikush) s’ia pret fare, s’gjykon mirë, s’ka aftësi të arsyetojë si duhet; është poç nga koka (nga mendja); e ka kokën (kryet) bosh. M’u mbush mendja qyp shih m’u mbush mendja top. Nuk i mbushet qypi (dikujt) shih nuk i mbushet koka (kryet) (dikujt). Si *miu në qyp (në çark, në poç). Si *miza në qyp.
QYPÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që bën qypa. Qypari bënte qypa të llojeve të ndryshme.
Shfaq përkufizimin e plotë →QÝP/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Qyp i vogël me një vegjë. Tri qype me mjaltë.2. përk. Vajzë trupvogël dhe e shëndoshë. Afrohu, qypja e nënës!✱Sin.: qyp, bullafiqe.
Shfaq përkufizimin e plotë →QYPÍR/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT bised. Vazo me lule. Qypira me lule shumëngjyrëshe.
Shfaq përkufizimin e plotë →QÝPJ/E, ~A f. sh. ~E, ~ET Lloj dardhe kokërrmadhe e gjatoshe, në ngjyrë të verdhë, që piqet në shtator. Qypjet janë të ëmbla e me lëng.
Shfaq përkufizimin e plotë →QÝPJE mb. Që bën kokrra të tilla. Dardhë qypje.
Shfaq përkufizimin e plotë →QYPÓR,~E mb. Që është në formë qypi. Enë në formë qypore.
Shfaq përkufizimin e plotë →QYPÓR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Qyp i vogël me një vegjë, që përdoret zakonisht për të zënë kos. Qyporja bën pjesë në grupin e enëve të qeramikave pa smalt.
Shfaq përkufizimin e plotë →QYPRÍ,~A f. sh. ~, ~TË ndërt. Trari kryesor i çatisë. Rregulloi qyprinë.
Shfaq përkufizimin e plotë →QÝPTHI ndajf. Me kokë a me grykë poshtë. Ra qypthi. U përmbys qypthi.
Shfaq përkufizimin e plotë →QÝPËS,~I m. sh. ~, ~IT Lloj shtambe balte si qyp me dy vegjë. Qypës uji (vere).
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë