Fjalori
QULLJE

QÚLLJ/E,~A f. 1. Veprimi kur njomet, laget shumë, qullohet diçka. Pas qulljes nga shiu u sëmur. Qullja e flokëve nga djersa.
2. fig., bised. Qullosje.
Sin.: lagie, njomje, të qullosurit.


Rezultate të tjera nga lematizimi ose nga ngjashmëria me formën përfaqësuese: QULL
QULL

QULL,~II m. 1. gjell. Gatesë me miellskuqur, me ujë dhe me yndyrë, që zihet deri sa bëhet si lëng i trashë. Qull i trashë. Qull me miell gruri. Qull me arra. Pulë me qull. Qofte me qull.
2. Ushqim për fëmijët e vegjël, i përgatitur zakonisht me miell orizizier me ujë a me qumësht dhe me sheqer; paluze. Qulli e rrit fëmijën.
3. Brumë i hollë perimesh. Qull molle. Qull patatesh pure.
4. Lëng i trashë i diçkaje. Qull gëlqereje.
5. si mb. I lëngshëm (për gjellëtduhetjenë pa lëng); fare i papjekur e i pakulluar, i qullët (për bukën, byrekun etj.). Është bërë pilafi qull. Ka mbetur buka (byreku) qull.
6. si mb. Shumë i lagur, shumë i njomur, ujë. U qull u lag shumë, u ujë. U qulldjersë. I ka rrobat qull.
Sin.: gatim, qullash, pelte.
U qull. 1. (dikush a diçka). U lag shumë, u lag i tëri; u ujë; u pellg; u dordolec (dikush); u si gjuhagojë (dikush); iu lag gjuhagojë (dikujt); u xurxull. 2. (diçka). U zbut shumë, u zbrujt fare; u çaçë. Ia bëri kurrizin qull (dikujt) shih ia bëri kurrizin më të butë se barkun (dikujt).bëri qull (dikush a diçka) më lagu shumë, më lagutërin; bëri ujë; më bëri pellg; më bëri xurxull. I është qullur (i është lagur) *eshka (dikujt). E la qull. 1. (diçka). Nuk kujdeset për një punë a për një çështje, e la pa e kryer a pa e sqaruar derifund, e la pa e zgjidhur; e la pas dore. 2. (dikë). E braktisi kur ishtegjendjevështirë; e la në baltë.

QULL

QULL,~III m. Njeri i pazoti e i ngathët. U martua me një qull! Ç'qull paska qenë!

QULL

QULL,~IIII m. bot. Myja e drurit, zemra e tij (veç palcës e lëkurës). Trupi i bimës jashtë ka cipën, brenda ka palcën dhe në mes tyre dru a qull.

QULL

QULL,~E mb. bised. Që nuk është i zoti e i shkathët, i qullët. Kaq qullejetë kjo vajzë?

QULL

QULL vep., ~A, ~UR kal. 1. Njom, lag shumë, lëmek, qulloj. I qulli rrobat (veshjet). E qulli shiu tokën.
2. fig., bised. Qullos; e bëj keq, e prish. E qulli punën.

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.