Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
QULL,~II m. 1. gjell. Gatesë me miell të skuqur, me ujë dhe me yndyrë, që zihet deri sa bëhet si lëng i trashë. Qull i trashë. Qull me miell gruri. Qull me arra. Pulë me qull. Qofte me qull.
2. Ushqim për fëmijët e vegjël, i përgatitur zakonisht me miell orizi të zier me ujë a me qumësht dhe me sheqer; paluze. Qulli e rrit fëmijën.
3. Brumë i hollë perimesh. Qull molle. Qull patatesh pure.
4. Lëng i trashë i diçkaje. Qull gëlqereje.
5. si mb. I lëngshëm (për gjellët që duhet të jenë pa lëng); fare i papjekur e i pakulluar, i qullët (për bukën, byrekun etj.). Është bërë pilafi qull. Ka mbetur buka (byreku) qull.
6. si mb. Shumë i lagur, shumë i njomur, ujë. U bë qull u lag shumë, u bë ujë. U bë qull në djersë. I ka rrobat qull.
✱Sin.: gatim, qullash, pelte.
♦ U bë qull. 1. (dikush a diçka). U lag shumë, u lag i tëri; u bë ujë; u bë pellg; u bë dordolec (dikush); u bë si gjuha në gojë (dikush); iu lag gjuha në gojë (dikujt); u bë xurxull. 2. (diçka). U zbut shumë, u zbrujt fare; u bë çaçë. Ia bëri kurrizin qull (dikujt) shih ia bëri kurrizin më të butë se barkun (dikujt). Më bëri qull (dikush a diçka) më lagu shumë, më lagu të tërin; më bëri ujë; më bëri pellg; më bëri xurxull. I është qullur (i është lagur) *eshka (dikujt). E la qull. 1. (diçka). Nuk kujdeset për një punë a për një çështje, e la pa e kryer a pa e sqaruar deri në fund, e la pa e zgjidhur; e la pas dore. 2. (dikë). E braktisi kur ishte në gjendje të vështirë; e la në baltë.
►QULL/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Lagem shumë, bëhem ujë, njomem. Qullem i tëri. U qull në djersë. Iu qullën rrobat.2. vetv., vet. v. ІІI Qulltohet; bëhet si qull, squllet. Hur…
Shfaq përkufizimin e plotë →QULL,~II m. 1. gjell. Gatesë me miell të skuqur, me ujë dhe me yndyrë, që zihet deri sa bëhet si lëng i trashë. Qull i trashë. Qull me miell gruri. Qull me arra. Pulë me qull. Qoft…
Shfaq përkufizimin e plotë →QULL,~III m. Njeri i pazoti e i ngathët. U martua me një qull! Ç'qull paska qenë!
Shfaq përkufizimin e plotë →QULL,~IIII m. bot. Myja e drurit, zemra e tij (veç palcës e lëkurës). Trupi i bimës jashtë ka cipën, brenda ka palcën dhe në mes tyre dru a qull.
Shfaq përkufizimin e plotë →QULL,~E mb. bised. Që nuk është i zoti e i shkathët, i qullët. Kaq qulle të jetë kjo vajzë?
Shfaq përkufizimin e plotë →QULL vep., ~A, ~UR kal. 1. Njom, lag shumë, lëmek, qulloj. I qulli rrobat (veshjet). E qulli shiu tokën.2. fig., bised. Qullos; e bëj keq, e prish. E qulli punën.
Shfaq përkufizimin e plotë →QULLÁC,~E mb. bised., mospërf. I qullët, qullash. Kam thënë unë, ti je qullac, pelte je!
Shfaq përkufizimin e plotë →QULLÁC,~I m. sh. ~Ë,~ËT gjell. Qullash. Atij i pëlqente shumë qullaci.
Shfaq përkufizimin e plotë →QULLÁN,~E mb., mospërf. I qullët; qullamac. Njeri qullan. Ishte kthyer në një banor qullan lotues. ✱Sin.: qullamac, i qullët.
Shfaq përkufizimin e plotë →QÚLLJ/E,~A f. 1. Veprimi kur njomet, laget shumë, qullohet diçka. Pas qulljes nga shiu u sëmur. Qullja e flokëve nga djersa.2. fig., bised. Qullosje. ✱Sin.: lagie, njomje, të qullo…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë