Fjalori
QULL

QULL,~II m. 1. gjell. Gatesë me miellskuqur, me ujë dhe me yndyrë, që zihet deri sa bëhet si lëng i trashë. Qull i trashë. Qull me miell gruri. Qull me arra. Pulë me qull. Qofte me qull.
2. Ushqim për fëmijët e vegjël, i përgatitur zakonisht me miell orizizier me ujë a me qumësht dhe me sheqer; paluze. Qulli e rrit fëmijën.
3. Brumë i hollë perimesh. Qull molle. Qull patatesh pure.
4. Lëng i trashë i diçkaje. Qull gëlqereje.
5. si mb. I lëngshëm (për gjellëtduhetjenë pa lëng); fare i papjekur e i pakulluar, i qullët (për bukën, byrekun etj.). Është bërë pilafi qull. Ka mbetur buka (byreku) qull.
6. si mb. Shumë i lagur, shumë i njomur, ujë. U qull u lag shumë, u ujë. U qulldjersë. I ka rrobat qull.
Sin.: gatim, qullash, pelte.
U qull. 1. (dikush a diçka). U lag shumë, u lag i tëri; u ujë; u pellg; u dordolec (dikush); u si gjuhagojë (dikush); iu lag gjuhagojë (dikujt); u xurxull. 2. (diçka). U zbut shumë, u zbrujt fare; u çaçë. Ia bëri kurrizin qull (dikujt) shih ia bëri kurrizin më të butë se barkun (dikujt).bëri qull (dikush a diçka) më lagu shumë, më lagutërin; bëri ujë; më bëri pellg; më bëri xurxull. I është qullur (i është lagur) *eshka (dikujt). E la qull. 1. (diçka). Nuk kujdeset për një punë a për një çështje, e la pa e kryer a pa e sqaruar derifund, e la pa e zgjidhur; e la pas dore. 2. (dikë). E braktisi kur ishtegjendjevështirë; e la në baltë.

QULL

QULL,~III m. Njeri i pazoti e i ngathët. U martua me një qull! Ç'qull paska qenë!

QULL

QULL,~IIII m. bot. Myja e drurit, zemra e tij (veç palcës e lëkurës). Trupi i bimës jashtë ka cipën, brenda ka palcën dhe në mes tyre dru a qull.

QULL

QULL,~E mb. bised. Që nuk është i zoti e i shkathët, i qullët. Kaq qullejetë kjo vajzë?

QULL

QULL vep., ~A, ~UR kal. 1. Njom, lag shumë, lëmek, qulloj. I qulli rrobat (veshjet). E qulli shiu tokën.
2. fig., bised. Qullos; e bëj keq, e prish. E qulli punën.


Rezultate të ngjashme

QULLÁC,~E mb. bised., mospërf. I qullët, qullash. Kam thënë unë, ti je qullac, pelte je!

Shfaq përkufizimin e plotë →

QULLÁC,~I m. sh. ~Ë,~ËT gjell. Qullash. Atij i pëlqente shumë qullaci.

Shfaq përkufizimin e plotë →

QULLÁN,~E mb., mospërf. I qullët; qullamac. Njeri qullan. Ishte kthyer në një banor qullan lotues. Sin.: qullamac, i qullët.

Shfaq përkufizimin e plotë →

QÚLL/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Buti i kokës; ujthi. I ra në qulle.

Shfaq përkufizimin e plotë →

►QULL/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Lagem shumë, bëhem ujë, njomem. Qullem i tëri. U qull në djersë. Iu qullën rrobat.2. vetv., vet. v. ІІI Qulltohet; bëhet si qull, squllet. Hur…

Shfaq përkufizimin e plotë →

QÚLLJ/E,~A f. 1. Veprimi kur njomet, laget shumë, qullohet diçka. Pas qulljes nga shiu u sëmur. Qullja e flokëve nga djersa.2. fig., bised. Qullosje. Sin.: lagie, njomje, të qullo…

Shfaq përkufizimin e plotë →

QULLNÍ,~A f., gjell. Mish pelteje.

Shfaq përkufizimin e plotë →

QULL/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Qull. E qullova pallton. Sin.: lag, njom.

Shfaq përkufizimin e plotë →

QULLÓS vep., ~A,~UR kal., bised. 1. Lag shumë; qull. I qullosi të tëra rrobat. 2. fig., iron. E bëj keq një punë, e prish. E qullosi fare. Të shohim ç'na ka qullosur.Sin.: qulloj,…

Shfaq përkufizimin e plotë →

QÚLLUR (i, e) mb. Që është lagur, që ka thithur ujë a një lëng tjetër; i njomë. Me flokë të qullur. Rërë e qullur. Sin.: i lagur, i njomur, i qullosur, i qulltuar.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.