Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
QUKÁN/E,~IA f. sh. ~E, ~ET zool. Pulë deti, qukë.
Shfaq përkufizimin e plotë →QUKÁC,~E mb. Që është me quka; qukalosh. Fytyra e saj qukace qe plot me quka. ✱Sin.: qukalosh, qukali, qukalos, qukës.
Shfaq përkufizimin e plotë →QUKÁC,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Qukaloshi. Qukaci po na habiste me fytyrën e tij.
Shfaq përkufizimin e plotë →QUKÁC/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Qukaloshe. Qukacja, kur u rrit, u bë një vajzë bukuroshe.
Shfaq përkufizimin e plotë →QUKALÍ,~E mb., bised. Qukalosh; qukës. Fytyrë qukalie. ✱Sin.: qukalosh, qukës, qukac, qukalos.
Shfaq përkufizimin e plotë →QUKALÍ,~U m. sh. ~NJ, ~NJTË bised. Qukaloshi, qukësi. Qukali qe një zanatçi i zoti.✱Sin.: qukac, qukalos.
Shfaq përkufizimin e plotë →QUKALÍ/E,~A f. sh. ~E, ~ET bised. Qukaloshe; qukëse. Qukalia doli nuse e veçantë.✱Sin.: qukace, qukalose.
Shfaq përkufizimin e plotë →QUKALÓS,~E mb. Qukalosh. Fëmijë qukalos.✱Sin.: qukac, qukali, qukës.
Shfaq përkufizimin e plotë →QUKAPÍK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT zool. 1. Zog që jeton në zgavrat e drurëve nëpër pyje, me sqep të fortë, me të cilin shpon drurët për të ngrënë krimba a kandrra ose për të bërë fole; pik…
Shfaq përkufizimin e plotë →QUKÁT vep., ~A, ~UR kal. Quk. E qukati me sqep.✱Sin.: çukit, çukis, shpoj, thumboj, pickoj.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë