Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
►QÓS/ET jovep., ~A (u),~UR moh., vetv., vet. v. III Bëhet a del mirë diçka; rregullohet, goditet. S'qoset kjo punë. S'u qos gjë.
✱Sin.: përfundohet, përmbushet.
QÓS/E,~JA m. sh.~E, ~ET 1. Djalë i rritur a burrë që nuk i dalin qime në faqe dhe në mjekër. Krejt fytyrë qoseje. Tokën e trajtojnë si mjekra e qoses.
2. folk. Figurë e përrallave popullore, që paraqitet si një djalë pa qime në fytyrë, por i zgjuar e dinak. Qosja dhe qerosi.
✱Sin.: faqerrjepur, dredharak, rrengshor, finok, marifetçi, qerrata.
♦ Kur t’i bëhet *mjekra qoses shaka. (U zunë) për *mjekrën e qoses.
QÓSE mb. Që nuk ka qime në faqe e në mjekër. Ishte qose, se qimet e faqeve i kishte të holla e të vogla si pushi i minjve të vegjël.
Shfaq përkufizimin e plotë →QÓS/E,~JA m. sh.~E, ~ET 1. Djalë i rritur a burrë që nuk i dalin qime në faqe dhe në mjekër. Krejt fytyrë qoseje. Tokën e trajtojnë si mjekra e qoses.2. folk. Figurë e përrallave p…
Shfaq përkufizimin e plotë →QÓS/EM jovep., ~A (u), ~UR Më bien qimet e mjekrës e të mustaqeve, mbetem qose. U qos i tëri për një kohë shumë të shkurtër.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë