Fjalori
QORTOHEM

QORT/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Grindem me dikë, zihem me fjalë. U qortuan me njëri-tjetrin.
2. vetv. Ndreqem, bëhem i sjellshëm. Qortohem çdo ditë pak e nga pak.
3. pës. e QORTÓJ. U qortua rëndë me fjalë.
Sin.: ndeshem, ngatërrohem, rregullohem, përmirësohem.


Rezultate të tjera nga lematizimi ose nga ngjashmëria me formën përfaqësuese: QORTOJ
QORTOJ

QORT/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. I flas dikujt për një faj a për një gabim që ka bërë, i shpreh pakënaqësinë për një faj a për një gabim, duke i kërkuar të mos e përsëritë më. Qorton fëmijën. E qortoi rëndë.
2. Ndreq gabimet e një detyre, e një projekti etj. Qortoj gabimet. Qorton fletoret e nxënësve. Qortoi krijimet.
Sin.: rregulloj, flas, kritikoj, shaj, çukis.

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.