Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
QORROLLÍSJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET bised. Shushatje. U përfshi në një qorrollisje disamujore debatesh pa fund kundër njeri-tjetrit. Qorrollisje prej verës.
✱Sin.: shushatje, trullosje, të qollorisurit.
QORROLLÍS vep.,~A, ~UR kal., bised. 1. I marr mendjen dikujt dhe e shushat. E ka qorrollisur sëmundja. E qorrollisi rakia. Mos e qorrollis së paku se e ka zënë gjaku.
2. Shaj dikë në sy të të tjerëve, e turpëroj. E qorrollisi përpara të gjithëve. Qorrollisi disa njerëz të medies. I qorrollisi me urrejtje dhe egërsi. Dhe ky qerrata pushtues na qorrollisi.
✱Sin.: trullos, marroj, skuq, stërkeq, turpëroj.
QORROLLÍS vep.,~A, ~UR kal., bised. 1. I marr mendjen dikujt dhe e shushat. E ka qorrollisur sëmundja. E qorrollisi rakia. Mos e qorrollis së paku se e ka zënë gjaku.2. Shaj dikë n…
Shfaq përkufizimin e plotë →►QORROLLÍS/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Shushatem; trullosem. U qorrollis kot.2. bised. Pengohem diku dhe rrëzohem, ngaqë nuk e shoh mirë rrugën. Një tank filloi të hovte, pasta…
Shfaq përkufizimin e plotë →QORROLLÍSUR (i, e) mb. Që është qorrollisur; që është shushatur. Zog i qorrollisur mes pyllit.
Shfaq përkufizimin e plotë →QORROLLÍSUR, ~IT (të) as. Qorrollisje. Të qorrollisurit prej sëmundjes së menjëhershme.✱Sin.: shushatje, trullosje.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë